FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri i Indisë: Kanceri shkaktohet nga mëkatet

Indianët kanë reaguar me zemërim, pasi ministri i Shëndetësisë i shtetit Asam ka thënë se kanceri është “drejtësi hyjnore” që shkaktohet nga “mëkatet e kaluara të një personi”. Himanta Biswa Sarma ka thënë se njerëzit po ashtu mund të preken me sëmundje si kanceri për shkak të “mëkateve të prindërve të tyre”. “Zoti na bën të vuajmë kur mëkatojmë”, ka thënë ai në një tubim publik të mërkurën. Pacientët me kancer dhe të afërmit e tyre kanë thënë se janë të trishtuar nga deklarata e ministrit, raporton BBC. Partitë opozitare i kanë përshkruar komentet e tij si “fatkeqe” dhe kanë thënë se ministri duhet të kërkojë falje publikisht. Partia opzitare “Fronti Demokratik i Indisë së Bashkuar” ka thënë se Sarma i ka bërë këto komente “për të mbuluar dështimin e tij në kontrollimin e përhapjes së kancerit në shtet”. Sipas Këshillit të Indisë për Kërkime Mjekësore, mungesa e vetëdijes dhe testimit bën që vetëm 12.5 përqind e pacientëve në Indi të nisin trajtimin në faza të hershme të sëmundjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?