FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndodh çudia në Bullgari, dënojnë me vdekje një lopë. Zbuloni arsyen (VIDEO)

Bullgaria ka dënuar me vdekje një lopë që kishte kaluar kufirin dhe kishte dalë jashtë territorit të BE-së nga ana e Serbisë dhe nuk kishte pasur dokumente kur kishte tentuar të kthehej në Bullgari, shkruan Euronews.

Lopa me emrin Penka që i përket një fermeri bullgar, Ivan Haralampiev hyri në vendin fqinj pa u vënë re nga rojet kufitare.

Penka ishte vërejtur në territorin e Serbisë nga një fermer serb që e kishte kthyer te pronari. Por, autoritetet bullgare kishin thënë se sipas rregullave të BE-së, Penka nuk duhet të futej në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fermeri bullgar, Ivan Haralampiev tha se lopa  duhet të kontrollohet te veterinari. Mjeku doli në përfundim që lopa duhet të vritet pasi kishte dalë nga Bashkimi Europian me arsyetimin që kishte thyer ligjet e BE-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?