FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nëna me tru të vdekur prej 3 muajsh sjell në jetë foshnjën e saj

Një foshnje ka lindur nga një grua me tru të vdekur, e cila u mbajt në jetë me aparatura për gati tre muaj për të lejuar shtatzëninë e saj të ecë përpara.

Gruaja u mbajt në jetë në Spitalin Universitar Brno në Republikën Çeke, deri kur fëmija 34 javësh erdhi në jetë me lindje cezariane.

Spitali nuk jep detaje mbi shëndetin e foshnjës, por televizioni publik çek tha se vajza tani është me babanë e saj, ndërsa nëna tashmë ësshtë shpallur e vdekur pasi iu hoqën pajisjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëna 27-vjeçare u shpall e vdekur në tru në fillim të qershorit pasi pësoi një hemorragji të trurit teksa ishte shtatzënë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky nuk është rasti i parë i këtij lloji, pasi ish-atletja ndërkombëtare Catarina Sequeira lindi djalin e saj Salvador kur ajo ishte shpallur me tru të vdekur për tre muaj pasi pësoi një sulm akut të astmës në shtëpi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?