Një nga 60 rastet në botë, njihuni me djalin e lindur pa sy

Një djalë 6 vjeçar i lindur pa sy është një nga vetëm 60 rastet në botë. Christian Buchanan nga Woodbury, Tennessee, vuan nga çrregullimi Tessier. Sëmundja e rrallë ka vetëm 60 raste në historinë mjekësore. Që nga lindja e tij, Christian është ushqyer me tub dhe iu është nënshtruar 7 operacioneve. Pavarëisht nga gjendja që nuk e lejon djaloshin të shikojë, nëna e tij thotë se kjo nuk e ka ndaluar atë që të jetojë një jetë të plotë. Por megjithsë 6 vjeçari bën një jetë aktive, ku po mëson të luajë violinë dhe të bëjë karate për të arritur maksimumin nga jeta e tij, vazhdon që të marrë komente mizore nga të huajt. “Unë nuk isha i vetëdijshëm para lindjes së Christian se ka një stigmë të madhe shoqërore për të qenë ndryshe, për tu dukur ndryshe dhe shumica e njerëzve nuk dinë sesi të sillen me dikë që është ndryshe”, tha nëna e tij Lacey. Ajo kërkon që të rrisë ndërgjegjësimin mbi aftësitë e kufizuara me shpresën për t’i bërë njerëzit më të pranuar nga ata që duken ndryshe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?