Po priste nusen, dhëndri nuk u beson syve kur sheh se kush ishte pas tij

Momenti i parë kur dhëndri sheh nusen me fustanin e bardhë mbetet i veçantë për të gjithë çiftet.

Por, për një dhëndër nga Kentucky, ky moment do të mbetet i paharrueshëm, dhe jo për arsyet që mund të jeni duke menduar.

Në momentin që Logan Martin u kthye për të parë, në vend të nuses ishte miku i tij i veshur me fustan të bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nusja, Megan Martin vendosi që t’i bënte një ‘rreng’ të vogël Loganit prandaj i propozoi Ryan Sowder që të vishej me fustan të bardhe dhe të shkonte drejt altarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur për mediat, Sowder u shpreh:

Kur Megan më kërkoi që t’i bëja rrengun Loganit nuk kisha asnjë shans që ta refuzoja.”
Logan u zu në befasi dhe reagimi i tij ‘epik’ u kap nga fotografi i dasmës pasi ata ishin mbledhur për të bërë setin fotografik të ceremonisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?