FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prodhimi i letrës higjienike nga pandat

Kina është e vizituar edhe për pandën e saj gjigante, mjaft e rrezikuar për shkak të shkatërrimit të pyjeve me bambu. Por, përveç të ardhurave nga turizmi, tanimë duket se asgjë nuk do të shkojë dëm nga fekalet e kafshës. Rezervati kombëtar i pandave në provincën Sichuan, ka nënshkruar një marrëveshje me një kompani letre për të ricikluar mbetjet e kafshës. Firma do të kthejë mbetjet e pasura me fibra bambu në indet “Panda Poo”, sipas një raporti të gazetës Chengdu Shangbao që u transmetua gjerësisht nga mediat shtetërore. Çdo panda e rritur prodhon më shumë se 10 kg feçesh në ditë. Së bashku me jashtëqitjen të quajtur ndryshe si “topa të gjelbër”, pandat prodhojnë rreth 50 kg mbeturina ushqimore në ditë, të përbërë kryesisht nga bambu të pangopura. Qendra e Konservimit dhe Kërkimit të Kinës për Panda Gjigante nënshkroi marrëveshjen me kompaninë Sichuan Qianwei Fengsheng Paper të hënën. Sipas marrëveshjes, firma do të mbledhë çdo javë jashtëqitjet e pandave dhe mbetjet ushqimore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?