Rusi, zbulon foton e së kaluarës ku puth një vajzë, e gjen dhe martohet me të

RUSI – Një foto e vjetër bardh e zi, në të cilën ishin dy fëmijë të vegjël, njëri 3 vjeç dhe tjetri disa muajsh ka qenë fillimi i gjithçkaje. Fotoja i përket viteve ’90 dhe për më shumë se njëzet vjet ka qëndruar e mbyllur në sirtar. Dy vogëlushët quhen Evgenij e Irina dhe sot janë 27 dhe 25 vjeç.

Fotoja është shkrepur në periudhën, kur dy fëmijët ishin fqinj në Krime. Më pas mamaja e Evgenij vendosi të transferohej në Novosibirsk, Siberi me fëmijën e vogël 3 vjeç. Tashmë 20 vjet më vonë djali arrin në gjeje vajzën e fotos dhe martohet me të. Çifti është dhe në pritje të një fëmije.

Evgenij ka lindur në vitin 1990 në Krime, ku nëna e tij nga Siberia ishte transferuar për punë. Gjatë qëndrimit në gadishull, prindërit e djalit kishin zënë shoqëri me një familje, që jetonte në apartamentin ngjitur me ta. Dy familjet takoheshin shpesh, madje kalonin edhe festat bashkë.

Kur Evgenij ishte dy vjeç, çifti u bë me një vajzë, Irinën. Prindërit e djalit në atë periudhë bënin shaka, duke thënë se kishte ardhur në jetë e dashura e tij. Në vitin 1993 prindërit e Evgenij divorcohet dhe nëna vendos të transferohet në vendlindjen e saj, Novosibirsk. Që nga ia moment Irina dhe Evgenij nuk u panë më.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 2015 djali i inkurajuar dhe nga nëna e tij nis të kërkoj Irinën. Dhe sigurisht, ku tjetër mund të kërkonte përveç se në rrjetet sociale. “A të kujtohem unë?’-i shkruan Irinës në VKontakte. “Jo nuk më kujtohesh, por e di kush je, kam foto të tuat”- ia kthen Irina. Kjo ka qenë rinjohja e çiftit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu disa muaj më vonë Irina u nis drejt Novosibirskut. Pas dy vjetësh bashkë Evgenij i propozoi për martesë. “Ishte data 14 shkurt, u ktheva në shtëpi, gjithandej kishte tullumbace dhe darka ishte gati, mendova se ishte një dhuratë për Shën Valentinin, por jo Evgenij më dhuroi një unazë dhe më kërkoi të martoheshim”- tha Irina.

Disa muaj më vonë më 22 nëntor çifti kurorëzoi dashurinë tyre në martesë. Së shpejti ata do të bëhen me një djalë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?