FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Si u zhduk njeriu i parë europian?

Një ndryshim në fushën magnetike tokësore dhe gjenetika mendohet se janë shkaqet e zhdukjes së njeriut neandertal. Ajo që deri më sot konsiderohet si një ndër misteret e parahistorisë, është pikërisht zhdukja e njeriut të parë europian dhe mbizotërimi i Homosapiens të ardhur nga Afrika.

Studiuesit kanë analizuar të gjitha të dhënat, kërkimet dhe studimet mbi biologjinë, mjekësinë, gjenetikën dhe paleomagnetizmin, që lidhen me popullin primitive që jetoi në kontinentin rreth 200-400 mijë vjet më parë. Pikërisht zhdukja e tyre përkon me një periudhë gjatë së cilës fusha magnetikë e Tokës pësoi një ndryshim drastik.

Fusha magnetike shërben si mbrojtje kundër rrezeve ultraviolet që mbërrijnë nga hapësira dhe si pasojë e dobësimit të saj, Toka u bombardua nga këto radiacione, që sipas studiuesve ishin fatale për neandertalët. Kjo sepse ata kishin një variant të genit AhR që ishte shumë i ndjeshëm ndaj rrezatimeve, ndryshe nga Homosapiens që kishin një variant të ndryshëm gjenetik që i mbronte nga to.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?