FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmuan Despacito në YouTube, në akuzë dy adoleshentë francezë

Dy adoleshentë francezë janë akuzuar në Paris pas sulmit të videos së këngës që theu rekorde klikueshmërie në YouTube, Despacito. Dy 18-vjeçarët sulmuan një sërë këngësh, përfshirë edhe këngën hit, që është video muzikore më e shikuar e të gjitha kohrave në YouTube.

Ata zëvëndësuan Despacito me një imazhe të maskuara dhe armë në dorë. Përpos këngës së Luis Fonsit, hakerët synonin edhe këngët e yjeve të tjerë botërorë si Selena Gomez, Taylor Swift, Katy Perry, Chris Brown dhe Shakira. Vevo hoqi videon Despacito, e cila është parë më shumë se pesë miliardë herë, ndërsa bllokoi qasjen e hackerë-ve dhe rregulloi ndryshimet.

Hetuesit në Paris punuan së bashku me Prokurorit të Rrethit të Manhatanit në New York Jork, ku ka bazën Vevo. Vevo  është përballur edhe njëherë tjetër me sulme në shtator të vitit 2017, kur disa nga dosjet e saj u vodhën dhe u publikuan në internet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?