Zbulohet kafka 3.8 milionë vjeçare

Një kafkë 3.8 milionë vjeçare e një njeriu të hershëm, është zbuluar në Etiopi dhe për shkencëtarët, zbulimi ka potencialin të ndryshojë në thelb njohuritë tona për evolucionin njerëzor. Kafka, e njohur si MRD, u zbulua jo larg nga vendi i Luci-t, paraardhëses së lashtë të njeriut modern, dhe tregon se të dyja speciet mund të kenë bashkëjetuar për rreth 100 mijë vjet.

Toumai, nga specia Sahelantropus Tchadensis, është rreth 7 milion vjecar dhe konsiderohet nga disa paleontologë se është përfaqësues i parë i linjës humane. Ai është zbuluar në chad të 2001.

Ardi, Ardipithecus Ramidus, një tjetër specie hominid, u zbulua në Etiopi në 1994 dhe besohet se është rreth 4.5 milionë vjeçare. Lusi, e famshmja Australopithecus Afarensis, u zbulua në Etiopi në 1974 dhe është 3.2 milionë vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?