Home Rajoni Kurti kritiko...

Kurti kritikon masat e BE: Identifikuam 45 persona për sulmet në veri

35
0

Kosova ka identifikuar 45 persona të lidhur me sulmet dhe dhunën ndaj KFOR-it, policisë dhe gazetarëve në veri. Kryeministri Albin Kurti tha se popullata serbe në Kosovë është e frikësuar pasi shumë prej autorëve të sulmeve nuk janë arrestuar ende.

“Kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke përdorur armatim të ndryshëm, prej granatave të dorës tek shok bomba, por edhe te plumbat qofshin ato të automatikeve ose të revolverëve. U pa me datën 23 qershor çfarë armatime dhe municioni u konfiskua në një automjet me targa të Beogradit që i përket ndërmarrjes publike hekurudhat të Serbisë. Është një situatë në të cilën ka shumë kriminel, kjo s’ka të bëjë me popullsinë serbe”,-tha Kurti. Po ashtu Kurti i konsideroi sërish të padrejta masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, për shkak të dështimit për të zgjidhur krizën në veri.

”Me BE-në jam në kontakt të përditshëm dhe me Brukselin. Dje kam biseduar në telefon afër gjysmë ore edhe më përfaqësuesin e lartë për siguri, pra unë jam në kontakte dhe me ndërmjetësin Lajçak, jam i interesuar edhe për deeskalim edhe për normalizim. Deeskalimi nënkupton sundim të ligjit që i zmbraps këta kriminelë duke i detyruar të ballafaqohen më drejtësi ose të shkojnë në Serbi. Por ndëshkimet ndërkombëtare nuk e shqetësojnë aq shumësa bllokimi i disa fondeve në procedurat parlamentare. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë është që në Kuvendin e Republikës me 2/3 e deputetëve t’i kalojmë ato kredi dhe grande të cilat kanë ngelur të ngujuara dhe të cilat nuk po mund t’i gëzojë ekonomia e Kosovës në vlerën e përgjithshme prej afër 150 milionë euro, kredi dhe grade që nuk kalojën pa 2/3 në Kuvend”,-tha më tej Kurti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit