Home Aktualitet Kurti në Tira...

Kurti në Tiranë/ Milo: Palët të bëhen bashkë, detyrë e Shqipërisë të mbështesë Kosovën

39
0

Vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Tiranë, pak ditë pas takimit të Ohrit, Paskal Milo e konsideron si lëvizje normale të natyrshme duke thënë se është Kryeministri i shtetit tjetër shqiptar dhe se jemi vende fqinje. Ai deklaroi se marrëdhënia me Serbinë u intereson të gjithëve që të jetë në shtratin europian të bashkëpunimit dhe se është një vizitë shumë e dobishme e cila duhet të forcojë edhe më tepër bashkëpunimin mes dy vendeve.

Pjesë nga deklarata

Është vizitë e shumëpritur që duhet të pasohet nga vizita të tjera të karakterit informues. Nuk duhet të jepen sinjale nga SHBA dhe BE për takime të tilla, por se takime të tjera informuese është mirë të bëhen normë. Ky takim i sotëm në Tiranë, uroj të jetë fillimi i një nisme bashkëpunimi, aq më tepër që u vendos për një mbledhje të dy qeverive në qershor.

Herë pas here janë krijuar disa hije nga marrëdhëniet mes dy liderëve të dy vendeve, apo prej qëndrimeve jo të njëjta që kanë mbajtur për çështje të caktuara. Momente të tilla në politikë, nuk janë hata e madhe, pasi ndodhin në politikë. Por për marrëveshje të mëdha palët duhet të bëhen bashkë.

Shpresoj se marrëdhëniet mes dy qeverive janë të kësaj natyre, që edhe kur krijohen mosmarrëveshje, gjendet mënyra si të kapërcehen. Informimi është gjithnjë baza e shmangies së keqinterpretimeve, keqkuptimeve, është një bazë e fuqishme për një bashkëpunim të ngushtë.

Kjo që ka ndodhur sot në Tiranë është shumë e dobishme dhe duhet të vijojë si një praktikë pune e zakonshme mes dy vendeve tona, për të shmangur ndonjë keqkuptim që mund të ndodhë nga fakti i mungesës së informacioneve. Se informacionet kur jepen në vetë të parë shmangin keqkuptimet, pasi kërkohet diskutim më i hapur dhe më i detajuar. Kur palët janë ballë për ballë, në diplomaci bisedat janë më mirë se kur telekomandohen.

Takimi ka shërbyer për një informim më të detajuar. Dhe shteti shqiptar duke qenë i informuar të mbajë qëndrim të qartë dhe të koordinojnë qëndrimet. Kosova ka nevojë për mbështetje dhe kjo mbështetje duhet të vijë dhe të jetë e institucionalizuar.

Është detyrë e shtetit shqiptar që ta mbështet shtetin e Kosovës, në këtë fazë të rëndësishme për marrëdhëniet me Serbinë, por edhe për rajonin. Duhet të dalin mbi interesat partiake dhe personale, pasi flasim për interesa kombëtare. Të dy vendet e kanë për detyrë të koordinohen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit