Home Aktualitet Kurti nuk tak...

Kurti nuk takon Ramën, Konjufca: Është vendimi i tij, kryeministrit i kërkova të ketë qasje të njëjtë me ne për Serbinë

49
0

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca zhvilloi një prononcim për mediat pas takimit me kryeministrin Edi Rama. Ai thotë se refuzimi nga ana e Albin Kurtit duhet respektuar, pasi ka qenë mbledhja e dy qeverive ajo çka dëmtoi marrëdhënien mes dy vendeve.

“Kur ne jemi në të drejtën tonë dhe kur nuk na kupton as Shqipëria. Me këtë Kosova vetëm mund të dëmtohet. Rama ka ndarë elementët e asociacionit, por ai pretendon se është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Për mua më është dukur se aty ka një autonomi të serbëve në veri”,-tha kryeparlamentari.

Pyetje: A u konsultuat me Kurtin para takimit?

Konjufca: Asgjë nuk ndodh pa konsultimet me Kurtin. Refuzimi i Kurtit, ka qenë ide e tij dhe duhet respektuar. Marrëveshjet janë nënshkruar dhe ishte dëm i madh që nuk u bë në mbledhjen e qeverive. Ramën e pritën krerët më të lartë shtetërore, nëse do të ishim kundër tij nuk do e takonim. Kërkuam që ta ketë sensin tonë të situatës, Kosovën do e ndihmonte që të kishte përputhshmëri në relacion me çfarë përjetojmë ne nga Serbia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit