Home Bota Kush është 35...

Kush është 35-vjeçari që mund të marrë drejtimin e partisë më të madhe opozitare në Greqi, Syrizës

63
0

Zgjedhjet për kreun e partisë Syriza kanë njohur një të papritur në orët e fundit, me biznesmenin 35-vjeçar Stefanos Kasselakis që jeton ne Majami, por që përshkruhet nga mediat greke si fytyra fresh me cv të pasur.

Me karrierë të suksesshme në industrinë e transportit, Srefanos Kasselakis konsiderohet një biznesmen self-made dhe do të hyjë në garë si një politikan që mbështet barazinë sociale, ndarjen e kishës nga shteti dhe heqjen e shërbimit të detyrueshëm të ushtrisë.

Ai ka punuar si vullnetar në stafin e ish-senatorit Joe Biden gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008.

Zgjedhjet e brendshme janë të parashikuara për shtatorin, dhe njoftimi i kandidaturës së tij tashmë ka tronditur të majtën greke, pasi nuk pritej.

Në korrik të vitit të kaluar, Syriza përjetoi një humbje shokuese në zgjedhje nga partia konservatore Demokracia e Re (EPP), e cila çoi në dorëheqjen e Tsipras.

Për të adresuar nevojën për “fytyra të reja”, Tsipras përfshiu Kasselakis në listën zgjedhore.

Përpara Kasselakis, kritikët vlerësonin se ish-ministrja Efi Ahçioglu do të fitonte gjithashtu zgjedhjet brendshme, por tani analistët sugjerojnë se ekuilibrat mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme.

Tsipras ka thënë se nuk do të mbështesë askënd dhe do të mbajë distancë nga zgjedhjet e brendshme. Megjithatë, në Athinë ka gjithnjë e më shumë thashetheme se ai e sheh kandidaturën e Kasselakis pozitivisht.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit