Home Aktualitet Kushtetuesja ...

Kushtetuesja la në fuqi hartën e re gjyqësore, Vasili: Pro qeverisë

50
0

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili thotë se Gjykata Kushtetuese është në “lajthitje me regji, kundër qytetarëve dhe pro qeverisë”.

Sipas tij, brenda dy ditësh GJK ka “shfaqur dy fytyra”, duke përmendur ankesën e një qytetareje të cilës i është zvarritur gjykimi për 5 vite dhe është një nga 109 mijë rastet që presin gjykim.

Ai shtoi më poshtë se GJK në momentin që duhet të kryente misionin e saj në ndihmë të qytetarëve për hartën e re gjyqësore, e cila sipas tij cenon aksesin e qytetarëve për drejtësi, u vendos në krah të qeverisë duke legjitimuar këtë hartë.

Vasili thekson edhe se Gjykata Kushtetuese është kthyer në një “zorrë qorre” të qeverisë dhe vendimet e saj i cilësoi si “greminda juridke dhe morale të padëgjuara”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit