Home Sporti Laçi dhe Part...

Laçi dhe Partizani përfundon me rezultatin 1-1, Dinamo-Skënderbeu luhet në orën 18:00

77
0

Superliga shqiptare është në javën e 29-të. Gjithçka nisi në Laç, me vendasit që barazuan 1-1 me Partizanin. Në 18:00 Dinamo luan me Skënderbeun në “Niko Dovana” të Durrësit.

Në Kurbin, Laçi barazoi 1-1 me Partizanin, duke mos marrë ende tri pikë nën drejtimin e Armando Cungut. Paçka se për më shumë se 70 minuta Laçi ishte me një lojtar më shumë pas daljes me karton të kuq të Carës, vendasit nuk mundën të siguronin tri pikë edhe pse dominuan në pjesën e dytë.

Eljon Sota zhbllokoi ndeshjen për “Demat” pas 37 minutave lojë, ndërsa Xhuliano Skuka u detyrua të dilte nga fusha pas pjesës së parë, kjo për shkak të një lëndimi. Në fraksionin e dytë ishte Sobouale që vendosi ekuilibrat për 1-1, duke bërë që dy skuadrat të ndanin nga një pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit