Home Sporti Laçi nuk fito...

Laçi nuk fiton dot në duelin e parë ndaj malazezëve të Iskra-s

146
0

Laçi nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim pa gola në duelin e parë ndaj malazezëve të Iskra-s në “Elbasan Arena”.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa ishin kurbinasit ata që dominuan këtë fraksion. Akinyemi, Guindo dhe Mazrekaj tentuan në disa raste që të gjenin rrugën drejt rrjetës, megjithatë ishin të pafat.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga djemtë e Shpëtim Duros. Në minutën e 66-të një nga mbrojtësit e malazezëve bëri ndërhyrje të gabuar ndaj Akinyemit në zonë, megjithatë për arbitrin gjithçka ishte e rregull dhe nuk akordoi penallti për skuadrën shqiptare.

Ndeshja e kthimit në Mal të Zi do të luhet pas një jave, më 14 korrik në Podgoricë, për një biletë për në raundin tjetër të Conference League.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit