Home Sporti Laçi zyrtariz...

Laçi zyrtarizon dy blerje në merkato ditën e sotme, një talent dhe një brazilian

51
0

Laçi godet në merkato, duke prezantuar sot dy futbollistë, një mbrojtës krahu dhe një mesfushor qendre. I pari është Agan Mjaki, futbollist i Shqipërisë U21, i cili është rritur te holandezët e Groningen.

Futbollisti 23-vjeçar luan si mbrojtës i djathtë dhe numëron katër ndeshje me Shqipërinë U21, teksa sezonin e kaluar ishte pjesë e Groningen U21.

Agan Mjaki u pajis pak ditë më parë edhe me pasaportë shqiptare, teksa pritshmëritë për të janë të mëdha dhe Laçi shihet si një trampolinë drejt futbollit europian.

Futbollisti tjetër është braziliani Daniel Justino, i cili luan si mesfushor qendre dhe ka luajtur kryesisht në ligat e ulëta braziliane.  Kjo nuk është hera e parë në Shqipëri për mesfushorin 29-vjeçar që në sezonin 2019-2020 ka qenë për disa muaj pjesë e Burrelit në Kategorinë e Parë, por pa arritur të lërë gjurmë.  Tashmë Daniel Justino vjen te Laçi për të zëvendësuar Sebastian Spahiun, i cili po këtë të enjte u largua nga kurbinasit dhe firmosi me Egnatian.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit