70 vite të ndarjes nga jeta të Qazim Mulletit, Shkëlqim Hajdari: Nderim figurës ikonike të Tiranës!

Sot shënohen 70 vite nga ndarja nga jeta e Qazim Mulletit, një prej figurave më të njohura dhe më të debatueshme të historisë së Tiranës.

Në këtë përvjetor, Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari ka përkujtuar figurën e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe ish-prefektit, duke e cilësuar Mulletin si një personazh të rëndësishëm të historisë së kryeqytetit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se fati e largoi Mulletin nga vendlindja, ndërsa familja e tij u përball me përndjekje dhe vuajtje gjatë regjimit komunist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Hajdarit, rikthimi i eshtrave të Qazim Mulletit në Tiranë, disa vite më parë, shënoi një moment të rëndësishëm për familjen dhe për qytetin me të cilin ai ishte i lidhur gjatë gjithë jetës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“IN MEMORIAM – QAZIM MULLETI

70 vjet nga ndarja nga jeta!

Sot përkujtojmë me nderim Qazim Mulletin,ish Kryetarin e Bashkisë e ish Prefektin legjendar,një prej figurave më të njohura të historisë së Tiranës.

Fati e largoi nga vendlindja, ndërsa familja e tij përjetoi përndjekjen dhe vuajtjet e një regjimi, që për dekada rëndoi edhe mbi emrin dhe veprën e tij.

Qazim Mulleti u kthye para tre vitesh përfundimisht në Tiranën e tij, aty ku kishte rrënjët, kujtimet dhe një pjesë të rëndësishme të jetës e kontributit te tij.

Koha i jep historisë mundësinë të flasë më qetë dhe brezave detyrën për ta njohur këtë figurë ikonike,pa urrejtje e pa paragjykime.

Nderim Qazim Mulletit!

U prehtë në paqe, në tokën e Tironës që aq shumë e deshi”, shkruan Shkëlqim Hajdari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?