VIDEO/ Taulant Balla për mbetjet në Spille: Do ndërhyjmë vetë, s’do presim Fisnikun

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Taulant Balla ka ndarë me ndjekësit në Facebook një ankesë nga një qytetar i Kavajës që jeton prej vitesh në diasporë, për një vendgrumbullim mbetjesh në rrugën që të çon drejt Spillesë.

Pas ankesës së përcjellë përmes telefonit, Balla shkoi sot vetë në terren për të parë nga afër situatën, duke e cilësuar një problem shqetësues, veçanërisht në një aks rrugor që të çon drejt Spillesë, një prej destinacioneve turistike të zonës. Teksa ka publikuar pamje në rrjetet sociale, Balla ka nënvizuar se përgjegjësia për pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit është e pushtetit vendor (Bashkisë Kavajë që është nën drejtimin e kryebashkiakut demokrat Fisnik Qosja).

“Bashkia Kavajë mund të merret me çdo gjë tjetër, por vetëm me Kavajën dhe me hallet e Kavajës, me pastrimin e Kavajës, me rrugët e Kavajës nuk merren”, u shpreh Balla. Ai thekson se situata do të marrë zgjidhje menjëherë dhe se vendgrumbullimi i mbetjeve duhet të pastrohet pa pritur më gjatë. “Nuk do presim Fisnikun, se Fisniku, Halili e të tjerë, kanë halle të tjera. Do duhet ta pastrojmë se s’bën atë vendgrumbullim mbetjesh në anë të rrugës. Asnjë ankesë nuk duhet lënë pa u dëgjuar dhe pa u përpjekur për ta zgjidhur”, u shpreh Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?