Ben Blushi: Ka shqiptarë që e konsiderojnë Skënderbeun armik
Shkrimtari dhe publicisti Ben Blushi ka reaguar për debatet rreth figurës së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Blushi shkruan se në disa raste ka folur për një grup shqiptarësh që, sipas tij, e konsiderojnë Skënderbeun “armik”. Ai sjell në vëmendje edhe romanin e tij të fundit, “Jam Mysliman”, ku përshkruan një skenë imagjinare në të cilën një grup islamikësh rrëzon bustin e Skënderbeut nga sheshi qendror i Tiranës.
Postimi i plotë
ARMIQTË E SKËNDERBEUT
Në disa raste kam folur për një takēm shqiptarësh që e konsiderojnë Skënderbeun armik.
Madje në romanin tim të fundit Jam Mysliman përshkruaj një skenë imagjinare kur një grup islamikësh e rrëzojnë bustin e Skënderbeut nga sheshi qendror i Tiranës.
Shumë njerëz kanë menduar se ky përshkrim është ekzagjerim, sepse nuk mund të ketë shqiptarë që mohojnë heroin tonë kombëtar.
Për të gjithë ata që nuk më kanë besuar po postoj një nga qindra mesazhet që marr në faqen time dhe që tregon se si po indoktrinohen një numër jo i vogël shqiptarësh të cilët duan ta ndryshojnë historinë tonë.
Ata besojnë se Skënderbeu ishte sllav, serb ose bullgar kurse ne që e mbrojmë atë jemi fashistë.
Po ju prezantoj me njërin prej tyre që shkroi hapur në faqen time pas propozimit për të xhiruar një film ndërkombëtar pêr Skënderbeun.
Quhet Fisnik Kurteshi.
KOHA JONË SONDAZH

