Benet Beci: Gjuhadoli, model suksesi për zhvillimin turistik të Shkodrës

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ndau një mesazh mbi rëndësinë e bashkëpunimit me bizneset në zonën muzeale të Gjuhadolit, duke e cilësuar atë si një nga hapësirat më të gjalla dhe tërheqëse të qytetit në prag të sezonit turistik.

Postimi i plotë:

Me përfaqësuesit e bizneseve në zonën muzeale të Gjuhadolit një hapësirë që sot flet vetë, falë përkushtimit dhe vizionit të atyre që e kanë kthyer në një nga zonat më vitale dhe më tërheqëse të qytetit.
Me punën e tyre të përditshme, Gjuhadoli është bërë jo vetëm një pikë takimi për qytetarët, por edhe një destinacion i dashur për vizitorë nga e gjithë bota, ku historia, kultura dhe mikpritja ndërthuren natyrshëm.
Në prag të nisjes së sezonit turistik, diskutuam mbi një vizion të përbashkët për ta çuar këtë zonë edhe më tej duke përmirësuar standardet e shërbimit, estetikën urbane dhe përvojën që i ofrojmë çdo vizitori.
Bashkëpunimi me biznesin mbetet kyç për ta zhvilluar Gjuhadolin si një model suksesi, që i jep jetë qytetit dhe e vendos Shkodrën gjithnjë e më fort në hartën e destinacioneve turistike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?