Berisha: Mediat kryesore janë kthyer në mafie të fjalës së lirë!
Kreu i PD-së Sali Berisha foli në mbledhjen e kryesisë edhe për mediat e kapura nga pushteti, që ai i cilëson si mafia e fjalës së lirë.
Sipas tij, këto de facto i kanë shpallur luftë opozitës, duke mos i dhënë hapësirë.
‘Kjo mafie është shndërruar në zëdhënësen më agresive të mafies shtetërore.
Kjo mafie de facto i ka shpallur luftë opozitës dhe mban ndaj saj qëndrimet më armiqësore.
Kjo mafie, në shërbim të mafies qeveritare që e ushqen atë, që e mban atë, ka korruptuar po në atë shkallë dhe më shumë se sa ka korruptuar mafia qeveritare tenderat, kjo ka korruptuar fjalën shqipe’, deklaroi Berisha.
Por lideri demokrat duhet ti thotë me emrat kryesore të mediave që janë të blera nga pushteti.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Ne kemi një problem madhor me të cilin do përballemi dhëmb për dhëmb, mafia e fjalës së lirë.
Kjo mafie është shndërruar në zëdhënësen më agresive të mafies shtetërore.
Kjo mafie de facto i ka shpallur luftë opozitës dhe mban ndaj saj qëndrimet më armiqësore.
Kjo mafie, në shërbim të mafies qeveritare që e ushqen atë, që e mban atë, ka korruptuar po në atë shkallë dhe më shumë se sa ka korruptuar mafia qeveritare tenderat, kjo ka korruptuar fjalën shqipe.
Merrni, dhe unë ftoj çdo shqiptar, të marrin vetëm zhvillimin e fundit, referendumin e PD, aktin më madhor të demokracisë direkte se si kjo mafie ua paraqet shqiptarëve si një akt stalinist, si një akt enverist.
A ka korruptim më të madh të kuptimit të fjalës demokraci direkte apo referendum se sa kjo?
Nuk mund të ketë, por ky është vetëm njëri nga mijëra e mijëra raste.
A e patë ju, a organizuan qoftë dhe një koment më të voglin për aktet më të paqena gjer sot, dekorimin e babait të kryemafiozit të Shqipërisë, i cili nuk ka thënë një fjalë të vetme ndjese për veprat e zeza të të birit, që janë të pafundme, që përfshijnë të gjitha llojet e krimeve?
A patë ju, a panë shqiptarët një koment më të shkurtrin për dekorimin e Çyrbes?
A dëgjoni ju një koment, a dëgjojnë shqiptarët një koment të vetëm për përdorimin e kafazit të qelqtë në gjykatë për ish-kryeministrin, ish-presidentin, ish-kryetarin e parlamentit?
Këto, të cilat përbëjnë akte jashtë të gjitha standardeve, nuk ekzistojnë si shqetësim për mafien e fjalës së lirë.
KOHA JONË SONDAZH

