Braçe nxjerr pamjet: Shikoni radhën e pensionistëve që presin për një abone falas

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka ndarë disa pamje të pensionistëve që presin në radhë për të marrë një abone falas pranë shkollës Sabaudin Gabrani në kryeqytet.

“Këta ne radhë nuk janë gjyshërit që presin nipat e mbesat të dalin nga shkolla, si çdo ditë!
Janë në radhë e po presin të marrin abonenë falas si çdo muaj; vuajtja e përmuajshme në fund të tij është kjo radhë.
Ka edhe më:
Astiri, një qytet më vete i ndërtuar nga e para, nuk paska një pikë të tillë. Të moshuarit nga Astiri duhet të vijne ketu te 21-shi, majtas e djathtas, për të marrë abonenë!
I gjeta djemtë e vajzat e bashkisë këtu duke shpërndarë ujë; por ky nuk është lehtësim; një grua nga Astiri më tha se kishte një kist në kokë e nuk mund të qëndronte aty. Kuptoni që kjo moshë vuan nga sëmundje kronike dhe uji nuk e lehtëson, fare!”, shprehet Braçe, krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?