FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çfarë po ndodh me Liqenin e Shkodrës? Specialisti jep alarmin

Liqeni i Shkodrës po shkon çdo ditë e më tepër drejt degradimit. Alarmi jepet nga specialisti në Shkodër Sulejman Vekshari. Ai tregon se liqenit me kalimin e kohës po i humbet edhe vlera.

Sipas Veksharit liqenit të Shkodrës i mungon oksigjeni dhe kjo ndodh për shkak se bimët ujore të liqenit janë mbushur nga inerte të ndryshme, që nuk pastrohen prej kohësh. Edhe menaxhimi i ujërave të zeza vijon të jetë një problem i pazgjidhur sipas specialistit shkodran.

Prandaj, Vekshari kërkon një angazhim më të madh nga qeveria apo pushteti lokal për pastrimin e liqenit dhe marrjen e masave në mënyrë që situata të mos rëndohet më tepër.  /syri.net

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?