Chelsea-City futet në histori, do të ndodhë për herë të parë në 154 vite …
Për herë të parë në 154 vite histori të FA Cup, një arbitër me ngjyrë do të jetë pjesë e finales së kompeticionit më të vjetër në botë. Bëhet fjalë për Akil Howson, i cili do të zbresë në fushë në ndeshjen finale mes Chelsea dhe Manchester City.
Që nga edicioni i parë i vitit 1871, finalja e FA Cup ka qenë skena e yjeve më të mëdhenj të futbollit anglez, por për më shumë se një shekull e gjysmë, trupa e arbitrave nuk kishte pasur përfaqësim të diversitetit etnik në këtë akt përmbyllës.
Emërimi i Howson shënon një moment historik dhe i jep fund këtij “tabu”-je, duke hapur një kapitull të ri për përfshirjen dhe barazinë në futbollin anglez. Finalja do të zhvillohet më 16 maj në stadiumin legjendar Wembley Stadium, ku pritet një përballje e madhe dhe një ngjarje me rëndësi jo vetëm sportive, por edhe sociale.
KOHA JONË SONDAZH

