Drejtori i Policisë, Skënder Hita kërkon ashpërsim të Kodit Rrugor: Vrasjet rrugore janë krime
Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita thotë se aksidenti i Durrësit është rasti që tregon se vrasjet rrugore janë po aq të rënda sa ngjarjet kriminale, Sipas tij, duhet të ashpërsohet Kodi Rrugor sa i përket masave administrative, por për ndërhyrje sipas tij ka nevojë edhe në Kodin Penal.
“Ishte një ngjarje shumë e rëndë që ka tronditur gjithë opinionin publik njëkohësisht edhe mua që ka tronditur shumë personalisht. Pezullimi i punonjësve të policisë ka të bëjë me verifikimin që po bën Drejtoria e Standardeve Profesionale për të parë hap pas hapi të gjithë procedurën se si vepruar punonjësit e policisë në atë zonë dhe për të parë dhe për të bërë më të mundur për sigurinë rrugore në komunitet. Akoma s’kemi bërë ndonjë përfundim mbi rezultatet e hetimit të drejtorisë së standardeve dhe hetimi vazhdon, hetimi administrativ vazhdon, por njëkohësisht edhe hetimi penal”,-tha Hita.
Hita tha se ka ardhur koha për ndryshimet në kodin rrugor apo penal në aspektin e sigurisë për qytetarët. ”Ndryshimet në kodin rrugor apo në kodin penal patjetër që duan kohën e vetë edhe besoj që ka ardhur koha dhe është më se normale që të kemi ndërhyrje tillë. Rasti i fundit të tregojë më së miri që vrasjet rrugore janë ngjarje po aq të rënda sa një ngjarje tjetër kriminale. Kështu që në këtë kuadër përveçse këtyre masave duhet të shikojmë dhe të rrisim edhe pjesën tjetër për gjobat administrative pasi edhe për një parkim të gabuar që shpesh herë janë burim aksidenti dhe në ngjarje fatale masat ndëshkimore ne i kemi shumë të ulëta. Kështu që në këtë kuadër ne do bëjmë iniciativën tonë për të ndryshuar këto e përkatëse të kodit penal dhe kodit rrugor për të pasur sa më shumë siguri rrugore për të gjithë qytetarët dhe kalimtarët e rrugës”, tha Hita.
KOHA JONË SONDAZH

