”Dua të Luaj” në Elbasan drejt përfundimit, Rama poston pamjet: Hapësirë moderne për të gjitha grupmoshat
Parku multifunksional “Dua të Luaj” në Elbasan është drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamjet, shkruan se ky investim do t’i japë qytetit një hapësirë moderne për sport, argëtim dhe rekreacion për të gjitha grupmoshat.
“Me fusha sportive, pista vrapimi e biçikletash, kënde lojërash për fëmijë, ambiente të gjelbëruara dhe hapësira shërbimi, ky park do të kthehet në një pikë të re takimi për familjet dhe të rinjtë e Elbasani”, shkruan Rama.
Investimi i realizuar përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit synon jo vetëm krijimin e një hapësire argëtimi, por edhe rigjallërimin e një zone periferike të qytetit. Investimi prej 200 milionë lekësh transformon një ish-repart ushtarak të degraduar prej vitesh në një park modern, me sipërfaqe rreth 23 mijë metra katrorë.
KOHA JONË SONDAZH

