Edi Rama promovon bujtinën “Kapinova” në Berat: 16 shtëpiza druri mes natyrës së Malit të Tomorrit

Kryeministri Edi Rama ka promovuar bujtinën “Kapinova”, në fshatin Kapinovë të Beratit, si një prej destinacioneve të turizmit rural të zhvilluara në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit.

Përmes një postimi, Rama vë në dukje ndërthurjen e natyrës me qetësinë malore që ofron bujtina, e cila mirëpret vizitorë vendas dhe të huaj. Sipas tij, “Kapinova” është mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) përmes Programit IPARD, duke mundësuar krijimin e një strukture akomoduese me 16 shtëpiza druri.

”Në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit, në Kapinovë të Beratit, bujtina “Kapinova” ofron një përvojë të veçantë mes natyrës dhe qetësisë malore. Mbështetur nga AZHBR përmes Programit IPARD, ajo ofron akomodim në 16 shtëpiza druri dhe mirëpret vizitorë nga e gjithë bota”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?