FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hyrja për në Tiranë do të ketë tjetër pamje, transformohet Kombinati

Bashkia e Tiranës do të nisë punën për rindërtimin e aksit rrugor prej 2,3 kilometrash nga Pallati me Shigjeta deri në Kombinat. Ndërhyrja do të prekë jo vetëm karexhatën, por edhe trotuarët në anët saj, të cilëve do t’u bashkëngjiten edhe korsi biçikletash në çdo anë.

Ashtu si në segmentet rreth unazës së vogël të qytetit, edhe trotuaret e këtij segmenti do të shtrohen me pllaka për të verbrit, të identifikueshme nga relievi i ngritur i tyre.

Ky segment i nënshtrohet rehabilitimit jo vetëm për biçikletat, por edhe për vetë nevojën që ka segmenti tashmë i amortizuar, i cili është një portë hyrëse e dalëse nga kryeqyteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?