Ina Zhupa për tragjedinë në Durrës: “Nuk janë aksidente, janë krime”. Duhet ndryshim urgjent i Kodit Penal
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa reagoi ashpër lidhur me ngjarjen tragjike, duke e cilësuar të papranueshëm trajtimin e rasteve të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur si “aksidente” apo “pakujdesi”.
Në reagimin e saj, ajo kërkon ndryshime në Kodin Penal, në mënyrë që këto raste të konsiderohen si krime të rënda kundër jetës, pasi sipas saj, kush hipën i dehur në timon vepron me vetëdije të plotë për pasojat. Zhupa thekson se drejtësia duhet të jetë në lartësinë e dhimbjes së familjeve të prekura dhe shpreh ngushëllimet për viktimat, si dhe lutjet për shërimin e fëmijës së plagosur.
Reagimi i plotë i Ina Zhupës
Sot është një ditë e zezë që duhet të na shkundë të gjithëve.
Nuk gjej dot fjalët e duhura për të shprehur ngushëllimet më të thella për familjet që kanë humbur pjesën e shpirtit të tyre, fëmijët e tyre. Lutem me gjithë zemër për shërimin e fëmijës së plagosur.
Ky është rasti për të reflektuar si ligjvënës, nuk mund të vazhdojmë t’i quajmë “aksidente” apo “pakujdesi” raste kur dikush hipën i dehur në timon. Ky është një akt i vetëdijshëm, ku makina kthehet në armë dhe rreziku për jetën e të tjerëve është i qëllimshëm.
Është koha që Kodi Penal të mos i trajtojë më këta persona si shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor, por si autorë të krimeve të rënda kundër jetës. Kush drejton mjetin në gjendje të dehur, e bën me dijeni të plotë të pasojave.
Drejtësia duhet të jetë në lartësinë e duhur dhe të japë drejtësi të vërtet.
KOHA JONË SONDAZH
A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?
Results
Vota totale: 9325

