Tentuan t’i merrnin 100 mijë euro Armand Dukës, se i donin për Taulant Ballën. Reagon kreu i grupit të PS

Dy të rinj janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se kanë tentuar t’i merrnin 100 mijë euro kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, përmes një skeme mashtrimi online, duke përdorur si referencë emrin e Taulant Ballës.

Pas operacionit,  kreu i grupit parlaemtar të PS-së, Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për ndërhyrjen dhe ka apeluar qytetarët që të tregohen të kujdesshëm ndaj rasteve të mashtrimit në rrjetet e komunikimit online.

“E përgëzoj Policinë e Shtetit Tiranë, të cilët me shumë efikasitet kanë goditur një rast tjetër kriminal mashtrimi në rrjetet e komunikimit on-line. Qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes dhe duhet ta denoncojnë menjëherë çdo rast! Ndërsa rrjetet sociale duhet të forcojnë kontrollin ndaj llogarive fallco”, është shprehur Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti është një tjetër sinjal për rrezikun e mashtrimeve përmes përdorimit të profileve dhe identiteteve të rreme në rrjetet sociale dhe platformat e komunikimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mashtruesit po merrnin 100 mijë euro për Taulant Ballën, arrestohen

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?