Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kërcënimi nga ndotja e ambientit në Tiranë

Lajme E shtunë, 17 Prill 2021 18:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
ndryshe sa është thënë,po ndodh me shpejtësi marramendëse ndaj duhen masa po aq të shpejta për reduktimin e parandalimin e kësaj katastrofe të madhe. Lidhur me fenomenin në fjalë shkencëtarët bëjnë me dije se njerëzit janë fajtorët e kësaj situate. Gara e ç’frenuar për tu pasuruar e për tu siguruar fitime të pamerituara ka bërë që të zhvillohet një industri jashtë standardi ose industri që prodhon ndotje e plagë të tjera që dëmtojnë shëndetin e njerëzve. Kjo ka bërë që qytetarët të ndryshojnë vendbanimet nga qendrat urbane në zonat periferike. Kësisoj është rritur ndjeshëm numri i autoveturave në përdorim të cilat krahas impaktit negativ në ekonomi, shkaktojnë edhe ndotje mjedisore që vjen nga shkarkimi i gazrave. Dioksidi i karbonit dhe disa gazra të tjera në atmosferë,veprojnë gjithashtu në të gjitha ushqimet që përdorojnë njerëzit duke filluar me të gjitha prodhimet bujqësore e deri tek prodhimet industriale. Sigurisht rol negative në këtë çështje ka shpyllëzimi i pyjeve pa kriter dhe mjaft faktorë të tjerë të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në cilësinë e jetës. 
Mbetjet e fundit tregojnë se prania e grimcave të dëmshme PM10 në ajër vijon të jetë disa herë më e lartë se norma e lejuar. Vendet e zhvilluara të G8 e G20-tës po i mëshojnë fort këtij problemi dhe nuk janë të pakta vendimet që janë marrë e po merren për reduktimin e ndotjeve. Investime të mëdha po bëhen në transport në SHBA,Kinë,Rusi,Gjermani,Francë,Kanada,etj ku po synohet kalimi nga transporti rrugor në atë alternative ose që ndryshe quhet transporti me shina. Por janë marrë dhe masa të tjera që e japin efektin menjëherë. Bie fjala transporti qytetas në SHBA,Angli,Francë e gjetkë po bëhet me autobuza që nuk punojnë me naftë por energjinë motorri e merr vetëm përmes baterisë. Kështu po zëvendësohet tramvaji dhe trilobuzi që ka goxha kosto dhe po aplikohet transporti me bateri me mjaft pak kosto dhe impakti në mjedis zero. Në New York kosto për një milje tokësore është 0,20-0,30 cents nga 1,30 dollar për milje me transport publik klasik pra me elektrik. Në të gjithë hapësirat e qyteteve janë hapur pika për karikimin e baterive të transportit publik. Me këtë lloj transporti sigurohet një shpejtësi 52 milje tokësore ose rreth 80 kilometra në orë. Njoftimet e fundit na bëjnë me dije se Gjermania po i paraprin këtij problemi dhe ajo është angazhuar se deri në fund të dekadës ta reduktoi emetimin e karbonit në masën 40 përqind,kurse vendet e tjera të unionit deri në vitin 2030 në të njëjtën masë. Vendi ynë ka mjaft probleme që lidhen me shkarkimin e gazrave, probleme këto që u rritën dhe gati u bënë të pandreqshme nga politikat e gabuara që prodhoi tranzicioni i pafund politik. Në Shqipëri u zhdukën pyjet dhe lëndët drusore duke i bërë një dëm të pariparueshëm mjedisit. Vetëm tek pylli i sodës në Vlorë për ndërtimin e pseudoportit të kontainerëve u prenë dhjetra hektarë me pisha dhe nuk pagojë askush për dëmin që ju shkaktua mjedisit. Jo vetëm kaq por u ndërtua një rrjet trafikantësh të cilët eksportonin lëndë drusore kondrabantë. 
Automjetet edhe pse vendi jonë me një inventar modest ( ne Shqipëri për çdo 100 banorë 9 disponojnë autoveturë ndërkohë që në vendet e Bashkimit Europian në 100 banorë 60 disponojnë autoveturë), shkarkimi i gazrave nga automjetet mbetet problem. Fati i kontrollit gazrave në kontrollin teknik tek konçensioneri e kanë vetëm dy njerëz të paspecializuar në këtë fushë. Atje po dhe para nuk e ke problem të certifikohesh ndërkohë që për shkak të rëndësisë do duhesh të ishte monopol i shtetit. Meqenëse ka kaq shumë probleme që lidhen me kontrollin teknik periodik e të përvitshëm,si mjedisi,siguria publike e rrugore, a nuk do të ishte më mirë të prishet marrëveshja e konensionit? Ndërkaq jo pa rëndësi mbetet cilësia e dobët e karburantit e cila jo vetëm që nuk është e kualitetit duhur por ka dhe lëndë të huaja dhe përqindje të lartë të squfurit. Me sa duket kontrolli mbi cilësinë e karburanteve lë për të dëshiruar sepse vihet re që ky biznes shpesh është më i fortë se vetë shteti. Kontrollohen pikat e karburantit në një kohë një tankerat ( anijet çisternë ) e naftës,benzinës dhe gazit kontrollohen me kushte. 
Objektet e ndërtimit nuk bëhen sipas kushteve teknike të mbuluar me rrjeta dhe po kështu dhe gjatë transportit të mbeturinave. Problemi që lidhet me trafikun nuk e kemi vetëm ne por mjaft vende. Gjithsesi ky është një problem i zgjidhshëm. Kështu Athina lejon në qarkullim një ditë targa çift dhe një ditë targa tek por ka dhe praktika të tjera. Austria e ka zgjidhur trafikun me politika fiskale. Kudo mund të parkosh, por taksa që vendoset në këtë rast varion nga 5 deri 100 euro. Përballë këtyre masave drejtuesit e automjeteve tashmë preferojnë transportin publik dhe kanë braktisur autoveturat. Kryetari Bashkisë së Moskës përballë trafikut të dëndur dhe ndotjes ambientale ka bërë një zgjidhje të admirueshme. Në mjaft rrugë të kryeqytetit kalohet vetëm në një drejtim,pra janë një kalimshe. Kështu numri i mjeteve në qarkullim është zvogëluar ndjeshëm dhe qytetarët i janë drejtuar transportit publik të nëndheshëm. 
Po në kryeqytetin tonë çfarë ndodh? Drejtuesit e autoveturave edhe për shkak të konceptit e mentalitetit që ka shqiptari dalin me makinë për kafe apo ndonjë vizitë edhe për një a dy kilometra. A nuk do të ishte mirë që lëvizja në bulevard të kufizohesh si gjithë bulevardet e botës nga ora 18. 00 e deri 06. 00 të ditës tjetër. Në çdo vend në bulevarde lejohen të kalojnë vetëm mjetet e transportit publik, zjarrëfiksat, autoambulancat dhe policia kur është në ndjekje të krimit. Gjykoj se po merren disa masa që lidhen me gjelbërimin dhe mjedisin në përgjithësi por ato janë të pamjaftueshme në qoftë se nuk hartohen politika të qarta gjithëpërfshirëse. Në këtë kuptim edhe vendi ynë si gjithë vendet e tjera duhet të ndjej më shumë përgjegjësi për mjedisin dhe ndotjen e tij sepse ato lidhen pazgjidhshmërisht me shëndetin dhe ardhmërinë e brezave që vijnë dhe për këtë krahas institucioneve shtetërore,shoqërisë civile,duhet domosdo të kontribuojnë edhe qytetarët. 
 

Mund t'ju interesojë

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë...

Para 8 orësh
Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Para 8 orësh
VIDEO/ Taulant Balla: Student një person që rri gjithë ditën me maskë dhe lëviz me Benz me xhama të zinj?

VIDEO/ Taulant Balla: Student një person që rri gjithë ditën me maskë dhe lëviz me Benz...

Para 8 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 7 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 8 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 8 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 8 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 11 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.