Konferenca model e Jewish Community of Albania dhe UET: Shqipëria në epokën e krizave hibride, nga periferi në partner strategjik

Konferenca shkencore e zhvilluar në Tiranë, me temë “Lufta në Lindjen e Mesme dhe siguria në epokën e krizave hibride, refleksione për vendet e vogla, Shqipëria si vend partner”, paraqitet si një ngjarje me peshë të veçantë jo vetëm në planin akademik, por edhe në dimensionin strategjik dhe diplomatik të diskursit publik shqiptar.

E organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës në bashkëpunim me Jewish Community of Albania dhe Instituti i Studimeve të Historisë Ushtarake, si dhe e mbështetur nga UET Press, kjo konferencë dëshmon për një ndërthurje serioze të dijes shkencore me përgjegjësinë institucionale për të interpretuar zhvillimet globale.

Drejtuesi i Komunitetit Hebraik Shqiptar zoti David Isaak e kishte organizuar me mjeshtri konferencën, pasi ishin të ftuarit ata që rriten vlerat e konferencës, dhe ku u fol me profesionalizëm. Pjesmarrja e krerëve dhe drejtuesve të Komuniteteve fetare ia shtoi vlerën e konferencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në thelb, aktiviteti artikulon një nga çështjet më të ndjeshme të rendit ndërkombëtar bashkëkohor: transformimin e luftës klasike në forma hibride, ku kufijtë mes konfliktit ushtarak, luftës informative, presionit ekonomik dhe ndikimit diplomatik bëhen gjithnjë e më të paqartë. Në këtë kontekst, Lindja e Mesme shërben si një laborator i hapur i krizave shumëdimensionale, ndërsa vendet e vogla, si Shqipëria, përballen me sfidën e redefinimit të rolit të tyre në arkitekturën e sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesëmarrja e gjerë, nga personalitete politike dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, te liderë fetarë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, media dhe trupa diplomatike, e ngre këtë konferencë përtej një forumi teorik. Ajo e shndërron në një platformë dialogu ndërdisiplinor dhe ndërinstitucional, ku prodhohet jo vetëm analizë, por edhe orientim strategjik.

Në planin akademik, kjo konferencë është një përpjekje për të konceptualizuar krizën si një gjendje të re normale, ku siguria nuk është më vetëm çështje e forcës ushtarake, por e kapaciteteve të qëndrueshmërisë (resilience), inteligjencës strategjike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Diskutimi mbi “krizat hibride” nënkupton një rishikim të paradigmave klasike të sigurisë, duke përfshirë faktorë si dezinformimi, ndërhyrjet kibernetike dhe instrumentalizimi i aktorëve jo-shtetërorë.

Në planin politik dhe diplomatik, konferenca vendos Shqipërinë në një pozicion reflektues dhe aspirues, si një vend i vogël, por me potencial për të qenë partner i besueshëm në aleanca ndërkombëtare, veçanërisht në kuadër të strukturave euroatlantike. Kjo nënkupton një rol më aktiv në prodhimin e stabilitetit rajonal dhe në kontributin ndaj sigurisë kolektive.

Prania e komuniteteve fetare dhe e përfaqësuesve të tyre i jep aktivitetit një dimension etik dhe kulturor, duke e zgjeruar debatin përtej analizës gjeopolitike. Në një kohë kur konfliktet shpesh instrumentalizojnë identitetet fetare, ky dialog është thelbësor për të promovuar bashkëjetesën dhe për të kundërshtuar narrativat përçarëse.

Nga këndvështrimi i medias dhe shoqërisë civile, konferenca krijon një hapësirë për ndërgjegjësim publik dhe për përkthimin e diskurseve të ndërlikuara të sigurisë në kuptime të aksesueshme për qytetarin. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në epokën e informacionit të fragmentuar dhe shpesh të manipuluar.

Në përfundim, kjo konferencë nuk është thjesht një aktivitet akademik, por një akt reflektimi kolektiv mbi rolin e Shqipërisë në një botë të trazuar. Ajo sinjalizon nevojën për një mendim strategjik më të thelluar, për investim në dije dhe për ndërtimin e urave të bashkëpunimit, sepse në epokën e krizave hibride, siguria nuk është më një gjendje e garantuar, por një proces i vazhdueshëm ndërtimi.

Në të vertetë ajo që po bën sot Izraelit me SHBA kundër Iranit të kujton luftën e Britanisë së Madhe dhe SHBA në luftën e dytë botërore kundër Hitlerit. Izraeli po bën luftë të drejtë kundër një shteti me tipare naziste. Kryeministri Netanjahu po lufton për shtetin e tij por për krejt shtetet e Rajonit, të cilat dhunohen nga Irani.

Albert Vataj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?