FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KQZ: Brenda 24 orësh janë numëruar rreth 90% e kutive të votimit, të vijojë procesi

Gjatë një konference për mediat, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj tha se në rang republike brenda 24 orësh ka përfunduar procesi i numërimit të votave për rreth 90% të kutive të votimit. Ajo tha se nga 5362 kuti votimi në total kanë mbetur për t’u numëruar edhe 728 kuti për t’u numëruar.

“Nga 5362 kuti votimi në total janë në proces numërimi edhe 728 kuti votimi. Ka përfunduar numërimi në Korçë dhe ne Dibër. Drejt përfundimit janë rezultatet edhe në disa qendra të tjera. Vlerësojmë faktin dhe punën e bërë nga komisionerët. Brenda 24 orësh janë numëruar rreth 90 e qendrave të votimit. Kërkojmë nga komisionerët të mos ndalojë procesi i numërimit”- tha zëdhënësja e KQZ.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?