FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kreu i SPAK pyetet për personat në takimin e Arubas: Ja kur do të bëjmë transparencë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho, është pyetur ditën e sotme lidhur me emrat e zyrtarëve të lartë që kanë marrë pjesë në takimin e shumëpërfolur të Arubas, ku u takuan eksponentë të krimit të organizuar.

I pranishëm para Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Braho iu përgjigj pyetjeve të deputetit Ivi Kaso, duke thënë dosja do të bëhet transparente kur të përfundojnë hetimet.

“Nuk dua të ndalem te çështja konkrete, sepse është në hetim, por ajo që ju garantoj është se nuk mund të ndodhë që në SPAK të ketë një provë në një dosje dhe të lihet aty në gjumë. Këto që thuhen janë hamendësime. Në momentin e mbylljes së hetimeve mund të bëjmë transparencë mbi detaje të caktuara. Për SPAK-un janë të gjithë të barabartë para ligjit”, tha kreu i Prokurorisë së Posaçme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?