Kryeministri Edi Rama sjell “Durrësin” në atmoferën e hareshme të ditës së diel buzë detit
Kryeministri Edi Rama, përmes një fotoalbumi të titulluar “Durrësi”, ka sjellë një panoramë të gjallë të atmosferës në bregdet, ku pranvera duket se ka marrë tashmë trajtat e një vere të parakohshme.
Në imazhet e shpërndara, shfaqen prindër me fëmijët e tyre, të rritur dhe të moshuar, të cilët kanë zgjedhur të shfrytëzojnë këtë ditë të bukur pranvere për t’iu afruar detit dhe për të kaluar kohë në vijën bregdetare të qytetit.
Edhe pse jemi ende larg çeljes zyrtare të sezonit turistik, Durrësi dhe vizitorët e tij duket se kanë bërë tashmë një “parapritje” simbolike të verës. Ky rikthim i hershëm në plazh shënon një fillim të heshtur të një sezoni që ende nuk është kurorëzuar zyrtarisht, por që ndjehet gjithnjë e më i pranishëm në ritmin e qytetit bregdetar.
AV
KOHA JONË SONDAZH

