FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Demo: Mbështetja e BE për bashkitë në në moment të rëndësishëm për vendin

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, deklaroi se EU4Municipalities II është një program që do të mbështesë dhe forcojë pushtetin vendor.

Demo theksoi se bashkitë janë aktor kyç në rrugëtimin europian të Shqipërisë.

“Këto investime që në dukje mund të jenë të vogla krijojnë një ndryshim të jashtëzakonshëm në territor. Ky projekt ka ofruar shumë kontribute, një iniciativë e rëndësishme që përfaqëson një investim strategjik për të ardhmen e pushtetit vendor. Synimi është fuqizimi i bashkive. Me një buxhet prej 11 mln euro projekto do zbatohet deri në 2029 dhe do mbështesë drejtpërdrejt bashkitë me komponentin përmes skemës së granteve që do t’u përgjigjen nevojave reale të komunitetit, e dyta është përmes asistencës teknike, po ashtu përmes komponentit të digjitalizimit, projekti do të mbështesë bashkitë”, tha Demo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?