Ministri Hoxha: Nuk ka bllokim për procesin e anëtarësimit në BE nga asnjë shtet anëtar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha deklaroi sot se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian po vijon normalisht, duke hedhur poshtë pretendimet për bllokim apo veto nga vendet anëtare.

Në një seancë dëgjimore në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi raportin IBAR dhe ecurinë e negociatave, Hoxha theksoi se procesi i integrimit është kompleks, por i mirëstrukturuar dhe i bazuar në meritë, rezultate konkrete dhe zbatimin e reformave.

“Nuk ka pasur dhe nuk ka bllokim, nuk ka pasur dhe nuk ka veto nga asnjë shtet anëtar. Procesi ka vijuar dhe vijon normalisht. Edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë e ka konfirmuar publikisht këtë fakt. Progresi i dukshëm i vendit në negociata është theksuar në mënyrë të përsëritur, disa herë, nga Komisionerja Kos dhe Përfaqësuesja e Lartë Kallas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritmi i procesit përcaktohet nga Presidenca dhe shtetet anëtare të BE. Ato do marrin kohën sa ta shohin të arsyeshme. Në këtë kuadër, thelbësore mbeten puna dhe rezultatet nga ana jonë. Ne duhet të vijojmë me durim dhe vendosmëri, duke dëshmuar progres të qëndrueshëm dhe të verifikueshëm, duke thelluar reformat, forcuar shtetin e së drejtës dhe funksionimin e institucioneve, si dhe duke përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga procesi i anëtarësimit”, tha Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri rikonfirmoi objektivin strategjik për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE brenda horizontit 2030, duke theksuar se vendi do të vijojë me reforma të thella, forcimin e shtetit të së drejtës dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve të procesit të integrimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?