Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 10:05 Ministri i Financave prezanton projekt-buxhetin 2027: Ja tre prioritet themelore. Dyfishohet bonusi i pensionistëve Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Konferencën e Kryetarëve projektbuxhetin për vitin 2027. Gjatë prezantimit Malaj, tha se buxheti do ketë 3…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri i Financave prezanton projekt-buxhetin 2027: Ja tre prioritet themelore. Dyfishohet bonusi i pensionistëve

Ekonomi E enjte, 29 Tetor 2026 10:05
Ministri i Financave prezanton projekt-buxhetin 2027: Ja tre prioritet themelore. Dyfishohet bonusi i pensionistëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Konferencën e Kryetarëve projektbuxhetin për vitin 2027.

Gjatë prezantimit Malaj, tha se buxheti do ketë 3 prioritete themelore, mirëqenien sociale, stabilitetin social dhe reformat për anëtarësimin në BE.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Mblidhet sot Kuvendi. Nga interpelanca me Gonxhen te projektligji për sistemin bankar, ja çfarë përmban rendi i ditës

Mblidhet sot Kuvendi. Nga interpelanca me Gonxhen te projektligji për sistemin bankar, ...

Para 49 minutash
Edhe sot sofra e gurtë para Kryeministrisë, Rama vijon thirrjet për dialog

Edhe sot sofra e gurtë para Kryeministrisë, Rama vijon thirrjet për dialog

Para 1 ore
Si ndodhi përplasja e trenave me 68 viktima?

Si ndodhi përplasja e trenave me 68 viktima?

Para 1 ore

Një ndër prioritetet e projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm do të jenë pensionet, teksa ministri shpjegoi se parashikohen afrimi i indeksimit 1.35 miliardë lekë në prill si dhe dyfishim i bonusit mujor me 20 miliardë lekë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fjala e Ministrit të Financave, Petrit Malaj, në Konferencën e Kryetarëve:

Sot kam kënaqësinë të prezantoj përpara jush projektbuxhetin për vitin 2027, të cilin në vijmësi do të kemi mundësi ta diskutojmë bashkërisht, në tërësi dhe duke u ndalur më në detaje, në Komisionet Parlametare.

Projektbuxheti që paraqesim sot, vjen në një moment kur zhvillimet politike dhe ekonomike kërkojnë vëmendje të shtuar, më shumë përgjegjësi dhe një vendimmarrje më të kujdesshme.

Qëllimi i qeverisë shqiptare është që, jo vetëm vitin e ardhshëm, por edhe në periudhën afatmesme, të garantojmë rritje të qëndrueshme të ekonomisë, si dhe të vijojmë me konsolidimin e të gjithë parametrave makro – fiskalë.

Pikërisht për këtë arsye, ky projektbuxhet ka të reflektuar angazhimet e Qeverisë në politika konkrete, financimet në prioritete ekonomike e sociale, si dhe garantimin e qëndrueshmërisë financiare në funksion të objektivit primar, atij të integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Hartimi i projektbuxhetit 2027 është mbështetur në analiza të detajuara makroekonomike, vlerësimet tona fiskale dhe parashikime të kujdesshme të të ardhurave e shpenzimeve.

Ministria e Financave, duke marrë në konsideratë edhe kontributin e çmuar të të gjitha insitucioneve, ka hartuar një buxhet që i përgjigjet nevojave të vendit, mundësive reale financiare që kemi, por që nga ana tjetër ruan balancën mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Projektbuxheti 2027, i sapomiratuar nga Këshilli i Ministrave e që tashmë po e paraqesim edhe këtu në Konferencën e Kryetarëve, reflekton qartë prioritetet për periudhën 2027- 2029, por mbi të gjitha angazhmin tonë të posaçëm për një Shqipëri më sociale.

Ndaj, ky projektbuxhet është shprehje e prioriteteve tona dhe matësi më i drejtpërdrejtë i përgjegjësisë sonë përpara qytetarëve.

Është padyshim angazhimi ynë konstant për më shumë mirëqenie dhe në përmbushje të vizionit të Shqipërisë 2030, në Bashkimin Europian.

Është objektivi për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, për financa publike më të shëndosha, për më shumë investime dhe mundësi, por mbi të gjitha për një standard më të mirë jetese.

Me mbi 10 miliardë euro shpenzime publike të parashikuara, si kurrë më parë, ne i japim këtij angazhimi një mbështetje të qartë dhe të fortë financiare.

Prioritetet tona janë të përcaktuara: mbrojtja sociale, arsimi, shëndetësia, pensionet, bujqësia por edhe mbrojtja dhe siguria.

Këto nuk janë thjesht zëra buxhetorë, por fusha ku matet drejtpërdrejt përgjegjësia e shtetit dhe nga të cilat qytetarët presin rezultate të matshme.

“Projektbuxheti 2027 ka 3 prioritete themelore, që përcaktojnë drejtimin e zhvillimit të vendit:

Mirëqenie sociale dhe mbështetje për qytetarët;
Stabilitet fiskal dhe financa publike të qëndrueshme;
Investime, reforma dhe integrim evropian
Një nga prioritetet kryesore të qeverisë do të vijojë të jetë mbështetja për moshën e tretë.

Pensionet zënë një vend të veçantë në prioritetet e buxhetit, përmes masave që synojnë të rrisin mbështetjen financiare për pensionistët dhe të përmirësojnë të ardhurat e tyre.

Konkretisht, parashikohet:

Indeksimi i pensioneve në prill 2027, me një fond të parashikuar prej rreth 1,35 miliardë lekësh.
Dyfishimi i vlerës së bonusit mujor për pensionistët sipas kategorive të përcaktuara, duke filluar nga 1 janari 2027, me një kosto totale të parashikuar prej 20 miliardë lekësh për vitin.
Krahas pensioneve, buxheti forcon edhe politikat e mbrojtjes sociale, me fokus te fëmijët, familjet dhe kategoritë më në nevojë.

Synimi ynë është që mbështetja publike të jetë më e drejtpërdrejtë dhe të ndihmojë në përballimin e nevojave të përditshme.

Ndër masat kryesore mund të përmendim:

Dyfishimin e pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe njohja e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e tyre.
Vijimin i bonusit të bebeve, por këtë herë përmes mbështetjes mujore deri në moshën 5 vjeç, ku vlera rritet progresivisht për fëmijën e parë, të dytë dhe të tretë.
Rreth 1,3 miliardë lekë në vit për shërbimet sociale dhe strehimin e përballueshëm.
Do të vijojë kompensimi nga tatimi mbi të ardhurat personale deri në 48.000 lekë për familjet me fëmijë nën 18 vjeç.
Këto masa shprehin drejtimin social të Projektbuxhetit 2027: mbështetje më e madhe për pensionistët, më shumë kujdes për familjet dhe mbrojtje për qytetarët që kanë më shumë nevojë.

Paralelisht, buxheti do të vijojë të financojë sektorët prioritarë, duke ruajtur ekuilibrin ndërmjet përmirësimit të mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Të gjitha këto nuk do të mund t’i përkthenim në politika konkrete këto nisma, nëse nuk do të kishim një ekonomi të fortë, të qëndrueshme dhe nëse nuk do të arrinim të ruanim stabilitetin makroekonomik e fiskal.

Të nderuar Kryetarë,

Në gjysmën e parë të vitit 2026, rritja ekonomike ishte 3.6% në terma vjetorë, duke pasqyruar rritje pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë. Rritja përgjatë kësaj periudhe është gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme, nga konsumi privat, nga investimet, si dhe nga ecuria e mirë e eksporteve të shërbimeve, në veçanti turizmi, i cili vijon të jetë një nga motorët kryesorë të ekonomisë sonë.

Parashikimet tona edhe për tremujorin e tretë tregojnë për një vijim të ritmit të qëndrueshëm të rritjes, ndërsa treguesit ekonomikë do të vijojnë të jenë mbi mesataren historike, duke reflektuar rritjen e besimit të biznesit dhe konsumatorit për të ardhmen e ekonomisë.

Për vitin 2026 parashikohet një rritje reale prej 4.0%, në linjë me ecurinë e qëndrueshme të aktivitetit ekonomik dhe me kontributin pozitiv të sektorëve kryesorë.

Shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë të vitit shënoi normën 8.3% dhe ndërkohë pjesëmarrja në forcat e punës është rritur më tej, duke arritur në 76.3%. Këto tregues dëshmojnë se ekonomia po krijon më shumë mundësi punësimi dhe po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për fuqinë punëtore.

Inflacioni është brenda kufijve të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë prej 3%. Ky nivel reflekton luhatjen e çmimeve ndërkombëtare të mallrave, forcimin e monedhës vendase dhe efektet e politikave të kujdesshme monetare e fiskale.

Investimet e Huaja Direkte në gjysmën e parë të vitit 2026 u rritën me 50.8%, duke shënuar vlerën 1.1 miliardë euro. Ato vijojnë rritjen e qëndrueshme dhe janë të orientuara gjithnjë e më shumë drejt sektorëve me vlerë të shtuar, duke nxitur rritje ekonomike, punësim dhe rritje të produktivitetit.

Në tërësi, këto rezultate dëshmojnë se Shqipëria po ecën me ritme të qëndrueshme drejt forcimit të stabilitetit ekonomik dhe fiskal, duke siguruar një klimë më të favorshme për investime, si dhe duke afruar ekonominë me standardet e Bashkimit Evropian.

Financat publike mbeten shtylla kryesore e këtij stabiliteti, përmes menaxhimit të disiplinuar dhe borxhit publik në ulje të vazhdueshme. Në vitin 2025, u arrit një balancë primare pozitive prej 0.3% të PBB-së, ndërsa Borxhi Publik zbriti në 52.9% të PBB-së, niveli më i ulët që prej vitit 2008.
Ky progres është reflektuar gjithashtu në rritjen e besimit ndërkombëtar ndaj ekonomisë shqiptare.

Agjencitë më të njohura ndërkombëtare të vlerësimit, si Standard & Poor’s ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB”, duke ruajtur gjithashtu një perspektivë “të qëndrueshme”, një dëshmi e qartë e qëndrueshmërisë së politikave tona financiare.

Edhe në vitin 2027, do të vijojmë rrugën e konsolidimit fiskal, me një deficit prej vetëm 2.3% të PBB-së, duke ruajtur balancë primare neutrale dhe duke zbritur borxhin publik në 52.4% të PBB-së. Kjo do të thotë se Shqipëria po financon zhvillimin pa rrezikuar stabilitetin dhe ky është një dallim i qartë mes të qenit i përgjegjshëm më shumë sesa populist.

Të ardhurat buxhetore për vitin 2027 parashikohen në masën 907.9 miliardë lekë (rreth 9.4 miliardë euro) ose sa 30.9% e PBB-së. Ndërsa për vitin 2026, të ardhurat buxhetore parashikohen me rreth 843.1 miliardë lekë ose 30.2% e PBB-së.

Të ardhurat nga tatimet, doganat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për vitin 2027 janë projektuar mbi bazën e analizës së realizimit të pritshëm të vitit 2026, ecurisë historike të të ardhurave dhe parashikimeve makroekonomike, duke marrë në konsideratë ndikimin e rritjes ekonomike, inflacionit, politikave të reja fiskale dhe buxhetore, efekteve të politikave të mëparshme, si dhe të ardhurave shtesë të pritshme nga zbatimi i masave të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave.

Programimi i të ardhurave për vitin 2027, mbështet synimet e Ministrisë së Financave për rritjen e të ardhurave nëpërmjet miradministrimit tatimor e doganor, realizimin e reformave/investimeve të rëndësishme buxhetore të qeverisë si dhe mbajtjen nën kontroll të defiçitit buxhetor dhe borxhit publik.

Projeksionet e të ardhurave tatimore, doganore dhe të kontributeve parashikojnë që në vitin 2027 të ardhurat totale të arrijnë në rreth 793.8 miliardë lekë, ose 56 miliardë lekë më shumë krahasuar me të ardhurat e pritshme të vitit 2026, duke përfaqësuar një rritje prej 7.6%.

Burimet kryesore të kësaj rritjeje vijnë si rezultat i rritjes ekonomike, ndikimit të inflacionit, masat e reja të paketës fiskale dhe zbatimi i masave të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave.

Të nderuar Kryetarë,

Më lejoni tani, që të kaloj tek një parashtrim i thjeshtuar sa i takon investimeve publike dhe prioriteteve sociale, ose e thënë më thjeshtë se ku do të shkojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë:

Për periudhën 2027-2029, shpenzimet kapitale (pra, investimet publike) do të targetohen të jenë mesatarisht rreth 6.6% e PBB-së në çdo vit buxhetor, duke përfshirë edhe investimet e reja publike që potencialisht do të mundësohen në kuadër të Planit të Ri të Rritjes të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, i cili synon nxitjen e një rritje potenciale më të lartë dhe konvergjencë më të shpejtë me ekonomitë e BE-së.

Për vitin 2027, Investimet publike do të përfaqësojnë 6.9% të PBB-së ose 201.5 miliardë lekë për infrastrukturën, shërbimet publike dhe projektet që mbështesin zhvillimin ekonomik.

Për sa i takon sektorëve prioritarë:

Mbrojtja sociale zë një vend kyç në Projektbuxhetin 2027. Përmes këtij buxheti, rrisim mbështetjen për pensionistët, forcojmë politikat për fëmijët dhe familjet dhe vijojmë të mbështesim qytetarët që kanë më shumë nevojë.

Për vitin 2027, financimi për mbrojtjen sociale arrin në 279,7 miliardë lekë, ose rreth 30% të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore.

Arsimi është një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e vendit. Për këtë arsye, Projektbuxheti 2027 parashikon që shpenzimet e këtij sektori të arrijnë në 93,6 miliardë lekë, me një rritje prej 4,5 miliardë lekësh krahasuar me nivelin e mëparshëm të financimit.

Prioritetet kryesore që do të financohen janë:

1 miliardë lekë shtesë për rritjen e bursave për studentët në nevojë.
400 milionë lekë shtesë për përmirësimin e infrastrukturës së arsimit bazë.
500 milionë lekë do të investohen për programin “Pas Shkollës” (After School), duke mundësua zgjatjen e orarit për fëmijët që qëndrojnë pas shkolle deri në orën 17:00.
100 milionë lekë shtesë për kërkimin shkencor.

Përmes këtyre investimeve ne synojmë të përmirësojmë kushtet e të nxënit, të zgjerojmë mundësitë për nxënësit dhe të forcojmë lidhjen mes arsimit, dijes dhe zhvillimit të vendit.

Shëndetësia mbetet një tjetër prioritet i rëndësishëm i financimit publik, me synimin për të përmirësuar aksesin në shërbime dhe për të garantuar mbështetje më të mirë për pacientët.

Për vitin 2027, shpenzimet për sektorin parashikohen në 87.2 miliardë lekë, me një rritje prej 5,6 miliardë lekësh.

Masat kryesore përfshijnë:

1 miliard lekë financim shtesë për barnat dhe pajisjet mjekësore, në mbështetje të shërbimeve spitalore dhe kujdesit shëndetësor parësor e dytësor.
Trajtimin me receta të rimbursueshme për 400 mijë pacientë.
Rehabilitimin dhe ndërtimin e 20 spitaleve në vend.
Këto fonde synojnë të përmirësojnë ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe të mbështesin qytetarët përmes furnizimit me barna, pajisjeve mjekësore dhe investimeve në infrastrukturën spitalore.

Siguria dhe rendi mbeten pjesë e rëndësishme e prioriteteve tona.

Për këtë qëllim, buxheti parashikon financimin e nevojshëm për këta sektorë, si dhe mbështetje shtesë për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Financimi parashikohet si më poshtë:

36.7 miliardë lekë për rendin.
3,3 miliardë lekë shtesë për pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit. Përfitojnë 8,500 punonjës, ku në kategorinë inspektor rritet paga bazë për gradë me 20,000 lekë ( në 93,000 nga 73,000 sot). Shtesa është mbi pagën bazë. Kategoritë e tjera përfitojnë shtesë page 10,000 lekë deri në 15,000 lekë për gradë.
Krahas forcimit të kapaciteteve institucionale, rritja e pagave është pjesë e angazhimit për të mbështetur punonjësit që kontribuojnë çdo ditë në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Bujqësia mbetet një sektor i rëndësishëm për ekonominë dhe zhvillimin e zonave rurale.

Buxheti për bujqësinë parashikohet në 17,9 miliardë lekë, me 1,1 miliardë lekë financim shtesë nga buxheti i shtetit.

Përmes politikave që do të zbatojmë ne synojmë rritje të numrit të përfituesve. Kemi parashikuar për 2027 rreth 43,660 përfitues, numër i cili do të rritet edhe më tej në periudhën afatmesme.

Ndër masat kryesore mund të përmend:

Vijimin e kompensimit të TVSH-së me 10% për fermerët, me një fond vjetor prej 3 miliardë lekësh.
100 milionë lekë shtesë për Skemën Kombëtare.
400 milionë lekë shtesë për përmirësimin e sistemeve të ujitjes dhe kullimit.
Pra, në total, skema e mbështetjes direkte të fermerëve parashikohet me rritje në masën 5.3 miliardë lekë.

Shpenzimet për Infrastrukturën dhe Energjinë do të zënë 2.5% të PBB-së me një fond total 75,4 miliardë lekë, ku ndër politikat kryesore mund të përmendim:

Ndërtimi i rrjetit për Ujësjellës & Kanalizime në : Bashkinë Mat , Memaliaj, Sarandë , Fier, Lezhë, Shkodër dhe Velipojë; Rikostruksion i linjave ekzistuese të ujësjellësit të Kukësit, etj. Ndërtim Depo Uji në Bashkinë Tiranë.
Porti i ri i Durrësit (Porto Romano) dhe Porti i Triportit, Hekurudha Tiranë-Durrës/Rinas, Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, Hekurudha Durrës-Rrogozhinë;
Aksi Elbasan-Lekaj, bypass-i i Elbasanit, Elbasan-Qafë Thanë, zgjerimi Tiranë-Durrës, Tiranë-Ndroq-Plepa dhe bypass-i i Tiranës.
Për Mbrojtjen do të vijojmë të financojmë modernizimin e Forcave të Armatosura dhe përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në NATO.

Për vitin 2027, parashikohet:

76,7 miliardë lekë për Ministrinë e Mbrojtjes.
7 miliardë lekë financim shtesë.
Shpenzime për mbrojtjen në nivelin 2,35% të PBB-së.
Këto investime synojnë të forcojnë kapacitetet mbrojtëse të vendit dhe të mbështesin angazhimet tona në kuadër të Aleancës.

Shpenzimet për Buxhetin vendor 2027 do arrijnë në 114,6 miliardë ose me rritje 17% krahasuar me vitin 2026.

58.6 miliardë lekë do të vijnë si të ardhura nga vetë financat vendore,

56 miliardë lekë vjen si mbështetje nga buxheti i shtetit nëpërmjet formës së transfertës së pakushtëzuar dhe transfertës sektoriale.

Të nderuar Kryetarë,

Ministria e Financave, paralelisht me Buxhetin 2027, ka hartuar edhe Paketën Fiskale 2027.

Ndryshimet e propozuara do të jenë me efekt neutral, pasi parimi mbi të cilën bazohen është rishpërndarja e të ardhura, duke siguruar mbrojtjen e kategorive më në nevojë dhe shtresës së mesme.

Ndaj, Paketa Fiskale është konceptuar mbi tre parime kryesore:

Rishpërndarjen e të ardhurave
Forcimi i drejtësisë fiskale;
Përmirësimi i efikasitetit të sistemit tatimor;
Në këtë kuadër janë propozuar ndryshime në: tatimin mbi dividendin, tatimin mbi të ardhurat personale, TVSH-në, vijimin e kalendarit të harmonizimit të akcizave me kërkesë të BE, si dhe zhvendosjen e takës së qarkullimit nga karburanti te taksat vjetore të mjeteve.

Këto masa synojnë të sigurojnë një sistem fiskal më të drejtë, të rrisin kontributin e atyre, që kanë aftësi më të lartë paguese, të kufizojnë hapësirat për shmangien fiskale, si dhe të garantojnë të ardhura të qëndrueshme për financimin e politikave publike dhe investimeve prioritare.

Ndryshimet kryesore përfshijnë:

rritjen e normës së tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%;
rishikimin e strukturës progresive të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, duke lehtësuar shtresën e mesme dhe duke forcuar progresivitetin për të ardhurat më të larta;
uljen e pragut të regjistrimit në TVSH nga 10 milionë lekë në 5 milionë lekë;
rritjen e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%
aplikimin e normës së reduktuar 6% për 54 produkte të shportës bazë;
zhvendosjen e taksës së qarkullimit nga konsumi te taksa vjetore e automjetit;
vijimin e kalendarit të rritjes së akcizave për produktet e duhanit dhe përafrimin me direktivat e Bashkimit Europian.
Në tërësi, Projektbuxheti 2027 dhe paketa fiskale që e shoqëron atë është një instrument konkret për zbatimin e prioriteteve tona për periudhën 2027–2029, duke vendosur në qendër qytetarin, mirëqenien dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Përmes këtij buxheti, ne forcojmë mbështetjen për pensionistët dhe familjet, investojmë në arsim dhe shëndetësi, mbështesim fermerët, rrisim financimin për rendin dhe sigurinë, si dhe u japim më shumë mbështetje financiare bashkive, për të përmirësuar shërbimet dhe investimet për komunitetet.

Po kaq e rëndësishme është edhe përgjegjësia që ne kemi për të administruar me kujdes financat publike, për të ruajtur qëndrueshmërinë fiskale dhe për të orientuar çdo burim në funksion të nevojave dhe objektivave të vendit.

Qëllimi ynë nuk është thjesht të financojmë më shumë, por të sigurohemi që çdo politikë të përkthehet në më shumë mbështetje për qytetarët, në shërbime më cilësore, në më shumë zhvillim, si dhe në një standard më të lart jetese.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Projektbuxheti 2027, është pjesë e angazhimit tonë afatmesëm, për një ekonomi më konkurruese, për një shoqëri më të mbrojtur dhe për një Shqipëri që avancon më shpejt drejt standardeve të Bashkimit Evropian.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri i Financave prezanton projekt-buxhetin 2027: Ja tre prioritet themelore. Dyfishohet bonusi i pensionistëve
Para 2 minutash

Ministri i Financave prezanton projekt-buxhetin 2027: Ja tre prioritet themelore. Dyfishohet bonusi i ...

Interi me ritëm rekord edhe kur nuk shkëlqen, Chivu “buzëqesh” para derbit
Para 5 minutash

Interi me ritëm rekord edhe kur nuk shkëlqen, Chivu “buzëqesh” para derbit

Nga 1 janari rriten pagat e policëve, ja sa lekë më shumë do të marrin efektivët e rolit bazë dhe drejtuesit
Para 17 minutash

Nga 1 janari rriten pagat e policëve, ja sa lekë më shumë do të marrin efektivët e rolit bazë dhe drej...

Andi Verçani shpërthen për ligjin e sponsorizimit: Fëmijët taksohen më shumë se kazinotë!
Para 23 minutash

Andi Verçani shpërthen për ligjin e sponsorizimit: Fëmijët taksohen më shumë se kazinotë!

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 14 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 15 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 13 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 14 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.