Ministri Nufi: Dy avionë “Air Tractor” për shuarjen e zjarreve në Lurë dhe Bulqizë

Dy avionë “Air Tractor” janë angazhuar nga ajri për të ndihmuar operacionet në vatrat aktive të zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës dhe në zonën Qafa e Helmësit, Fushë-Bulqizë–Selishtë.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ndau sot pamje nga aksioni që po zhvillohet nga ajri për të shuar vatrat aktive të zjarrit.

Ndërkohë, Nufi informoi se operacionet nga toka dhe ajri vijojnë të koordinuara, me synim kufizimin e përhapjes së zjarrit dhe vendosjen e vatrave nën kontroll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 29 vatra zjarri në gjithë vendin nga të cilat 11 vatra janë aktive, 3 janë nën monitorim dhe 4 nën kontroll.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?