Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Nertil Bellaj i tha “JO” Ramës për Selenicën, por nuk dogji teserën e PS-së

Nertil Bellaj i tha “JO” Ramës për Selenicën, por nuk dogji teserën e PS-së

Aktualitet
E premte, 14 Gusht 2026 09:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në debatin që ka shpërthyer për reformën e re administrativo-territoriale ka një rast që meriton të veçohet: qëndrimi i kryetarit të Bashkisë së Selenicës, Nertil Bellaj.

Bellaj është kundër shkrirjes së Bashkisë Selenicë dhe bashkimit të saj me Vlorën. Dhe nuk e ka shprehur kundërshtimin vetëm nëpërmjet një deklarate në Facebook apo pasi ka dalë nga mbledhja. Ai ia ka thënë kundërshtimin në sy edhe kryeministrit Edi Rama.

Në takimin e Ramës me kryetarët e bashkive, Bellaj foli hapur. Argumentoi se Selenica ka territorin, numrin e fshatrave, burimet natyrore, potencialin ekonomik dhe identitetin e saj dhe se nuk ka arsye të shkrihet si bashki.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ky është një qëndrim që meriton respekt, pavarësisht se cili do të jetë vendimi përfundimtar për hartën territoriale.

Sepse Bellaj bëri atë që duhet të bëjë një kryetar bashkie: mbrojti bashkinë që drejton, edhe përballë kryeministrit të partisë së tij.

Ardit Bido thotë se Selenica dëshiron Vlorën, Bellaj e kundërshton

Përplasja u bë edhe më publike pas deklaratës që kryebashkiaku Bellaj i atribuon deputetit socialist Ardit Bido, sipas së cilës “Selenica donte vetë të shkonte në Vlorë”.

Bellaj reagoi ashpër. Sipas tij, kjo nuk është e vërtetë. “Askush nuk ka të drejtë të vendosë apo të flasë në emër të Bashkisë Selenicë. Vullneti i banorëve nuk mund të zëvendësohet nga dëshirat apo qëndrimet personale të askujt”, deklaroi kryebashkiaku. Dhe këtu debati bëhet serioz. Nëse pretendohet se qytetarët e Selenicës kërkojnë bashkimin me Vlorën, atëherë duhet të tregohet se ku është matur ky vullnet. Kush i pyeti? Kur u pyetën? Në çfarë konsultimi? Sepse një deputet mund të ketë një mendim politik për reformën, por nuk mund ta paraqesë mendimin e tij automatikisht si mendimin e një bashkie të tërë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Bellaj nuk u fsheh pas teserës së PS-së

Por pjesa më interesante politikisht është mënyra se si Nertil Bellaj zgjodhi të kundërshtojë. Ai është kryetar bashkie i dalë nga Partia Socialiste. Mund të kishte heshtur. Mund të kishte menduar për marrëdhëniet me qeverinë. Mund të kishte thënë se, meqenëse propozimi vjen nga shumica socialiste, ai duhet pranuar. Nuk e bëri. Bellaj zgjodhi Selenicën. Por njëkohësisht nuk bëri teatër politik. Nuk doli nga mbledhja. Nuk braktisi PS-në. Nuk urdhëroi militantët të digjnin teserat. Nuk e shndërroi një mosmarrëveshje për reformën territoriale në luftë personale me Edi Ramën. Qëndroi aty dhe argumentoi. Asnjeri nuk guxoi t’ia thoshte hapur, me argumenta kundërshtimet e komunitetit, pra përballë kryeministrit. Ndryshe nga Poliçani. Kontrasti me atë që ndodhi në Poliçan është i dukshëm. Atje kundërshtimi ndaj perspektivës së shkrirjes së bashkisë mori edhe formën e djegies publike të teserave të Partisë Socialiste. Një veprim i tillë mund të prodhojë lajm dhe zhurmë, por nuk prodhon domosdoshmërisht argument. Për më tepër, kur një konflikt administrativ shndërrohet në demonstrim kundër partisë, politikisht pikët i merr kundërshtari. Pra PD-ja. Nertil Bellaj zgjodhi një rrugë tjetër. Ai nuk tha: ose Selenica, ose PS-ja. Tha në thelb: jam socialist, por jam kryetar i Selenicës dhe për Selenicën do të flas. Dallimi është shumë i madh.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 2 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 3 orësh
Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Eur...

Para 3 orësh

Me karakter labi e vlonjati

Në Vlorë dhe Labëri karakteri ka ende peshë. Dhe Bellaj e tregoi. Me autoritetin e kryetarit të bashkisë dhe me karakterin e një labi e vlonjati, ai i tha kryeministrit se Selenica nuk duhet të shkrihet. Nuk ka rëndësi nëse në fund Rama do të bindet apo jo. Nuk ka rëndësi nëse mazhoranca do ta ndryshojë apo do ta mbajë propozimin. Rëndësi ka që kryetari i Selenicës nuk zgjodhi heshtjen vetëm sepse përballë kishte kryeministrin. Sepse Nertil Bellaj nuk është zgjedhur kryetar për të mbrojtur rehatinë e tij politike. Është zgjedhur për të mbrojtur interesat e Selenicës.

Edhe Rama ka nevojë për njerëz që i thonë “jo”

Në fakt, Edi Rama duhet ta vlerësojë një qëndrim të tillë. Një kryeministër i fortë nuk ka nevojë vetëm për njerëz që tundin kokën dhe thonë “po”. Ka nevojë edhe për socialistë që, kur mendojnë ndryshe, ia thonë në sy. Sepse reforma territoriale nuk është pronë e një deputeti, ministri apo kryeministri. Është një reformë që prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve për shumë vite. Nëse argumentet thonë se Selenica duhet bashkuar me Vlorën, atëherë këto argumente duhen bërë publike. Por nëse Selenica ka kapacitet ekonomik, territor, burime, histori, identitet dhe mundësi për të funksionuar më vete, atëherë edhe argumentet e Bellajt duhet të dëgjohen. Nuk mund të vendoset me laps nga Tirana dhe pastaj t’u thuhet qytetarëve se “ju vetë e kërkuat”.

Të kundërshtosh Ramën nuk të bën më pak socialist

Kjo histori ka edhe një mësim më të madh për Partinë Socialiste. Në një parti demokratike duhet të ekzistojë e drejta për t’i thënë kryetarit: Këtu nuk jam dakord me ty. Nuk mund të jetë tradhti çdo kundërshtim. Nuk mund të konsiderohet armik kushdo që ka një mendim tjetër. Dhe nuk mund të matet besnikëria ndaj PS-së me gatishmërinë për të pranuar çdo propozim që vjen nga Tirana. Nertil Bellaj tregoi se mund të bësh të kundërtën. Mund t’i thuash “jo” Edi Ramës dhe të mos djegësh teserën e PS-së. Mund të kundërshtosh kryeministrin dhe të qëndrosh në sallë. Mund të mbrosh Selenicën pa kaluar te PD-ja. Mund të jesh socialist pa qenë servil. Kjo është sjellja e një politikani me personalitet. Dhe jo disa kryebashkiakë që iu ikën karrikja, shoferi, makina, ofiqet, sekretaret,etj dhe djeg teserën apo që nuk flet për interesat e komunitetit, por ato interesa i përdor për b… e tij.

Tani Selenica duhet dëgjuar

Në fund, çështja nuk është Nertil Bellaj. As Edi Rama. As Ardit Bido. Çështja është Selenica. Nëse qytetarët e saj duan të mbeten bashki më vete, zëri i tyre duhet dëgjuar. Nëse reforma ka argumente bindëse për të kundërtën, qeveria duhet t’ua shpjegojë. Por vendimi nuk duhet të merret duke shpikur vullnetin e qytetarëve. Nertil Bellaj e ka bërë detyrën e tij politike.

Ka dalë publikisht. Ka argumentuar në komisionin parlamentar. Ka folur përpara kryeministrit. Dhe ka mbajtur të njëjtin qëndrim: Selenica duhet të mbetet bashki më vete.  Ja disa arësye bindëse për kryeministrin Rama.

  1. Bashkia e 14-të në Shqipëri në statistikat zyrtare për të ardhurat për frymë.
  2. Bashkia e 9-të në raportin e investimeve me shpenzimet totale. D.m.th., investon më shumë për komunitetin.
  3. Bashkia e parë në Shqipëri për stabilitetin ekonomik. Nuk ka varësi nga një sektor i veçantë, por është e përqendruar në çdo aspekt të territorit.
  4. Borxhi publik 3.6%, ndër bashkitë më të mira.
  5. Për funksionalitetin total është bashkia e 29-të në Shqipëri.
  6. Ka staf inxhinierik dhe teknik të përgatitur. Vetëm këtë vit ka fituar të gjitha projektet në vlerën 2.5 milionë euro.
  7. I ka dhënë një fokus të veçantë zhvillimit të turizmit malor dhe aktiviteteve kulturore.
  8. Ka territor shumë të madh, 561 km², bashkia e 22-të në Shqipëri.
  9. Duhet të konceptohet si bashki rurale.

 Argumenti i fundit, por jo me pak i rëndësishmi

Bashkia Selenicë ka vlera edhe në fushën e kulturës, duke i dhënë mesim Bashkisë Vlorë, por edhe krejt Shqipërisë. Nertil Bellaj me disa djemë nga fshati Vajzë organizon prej vitesh një VajzëFest, ku mblidhet elita e artit dhe kombit shqiptar, çka asnjë bashki tjetër nuk e bën. Fshati Vajzë, në këtë Bashki, është tashmë i njohur jo vetëm për historinë e luftës kundër pushtuesve italianë në vitin 1920, por në luftën partizane, sepse ka si vetmi fshat në Shqipëri, 27 deshmorë. Eshtë pikërisht kjo Bashki që e ka bërë Shqipërinë të njohur kudo në botë. Eshtë zona ku Ali Asllani, poeti i madh, thuri vargjet për Memedhenë. Pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali, i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri më 22 janar të vitit 1914. Më pas punoi për disa kohë si nënprefekt i Fierit e kajmekan i Ballshit. Pas largimit të Princ Vidit shkoi disa kohë në Itali e u kthye sërish ku administrata lokale e caktoi sekretar të përgjithshëm (10 nëntor, 1915 – 1 janar, 1917). Pushtimi italian e gjeti nënprefekt, por, meqenëse kundërshtoi pushtimin, u pushua nga puna.

Nga 20 dhjetori i vitit 1918 gjer më 5 nëntor të vitit 1920 ishte kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në vitet 1921 – 1922 ishte kryekëshilltar i qeverisë dhe më pas sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë.

Më pas u caktua konsull në Trieste, ku qëndroi deri në fund të prillit 1925. Po atë vit u emërua “Zëvëndës i ngarkuar me punë” në Sofje e më pas, po aty, “sekretar i parë” dhe “i ngarkuar me punë”. Në vitet 1930 – 1932 ishte ministër i akredituar në shtetin grek.

Më 1934 përsëri është kryetar i Bashkisë së Vlorë. Pra kjo Bashki e Selenicës ka nxjerrë burra me vlera kombëtare. Ajo është me shumë se Bashki!

Dhe nga data 14-16 gusht kryebashkiaku i Selenicës, Nertil Bellaj, organizon një VajzFest në nivel mbarëkombëtar, ku do jenë elita e artit, kulturës, medias dhe politikës. Ndaj qeveria duhet të jetë e kujdesshme në rastin e Selenicës.

Tani u takon deputetëve të Qarkut Vlorë, Komisionit të Reformës dhe Kuvendit të Shqipërisë ta dëgjojnë këtë zë. Sepse në këtë histori Bellaj dha një shembull që në politikën shqiptare nuk është edhe aq i zakonshëm: Nuk uli kokën para kryeministrit, por as nuk dogji teserën e partisë. Mbrojti Selenicën.

Nertil Bellaj duhet marrë si shembull kurajo, emancipimi në PS, si njeri që guxon, kundërshton hapur kryeministrin, por “nuk shkon e fle me mullixhiun’!

Dhe këtë e bëri aty ku kishte më shumë vlerë: përballë Edi Ramës./SP/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 2 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 3 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 3 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 3 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 10 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 20 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 17 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.