FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministria e Shëndetësisë njofton për 1910 mjekë të punësuar përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë” nga viti 2019

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se procesi i punësimit në sistemin shëndetësor publik po vijon të zhvillohet në mënyrë të unifikuar, transparente dhe të bazuar në meritë, përmes platformave “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”, të cilat synojnë të garantojnë një shpërndarje më të drejtë dhe efikase të burimeve njerëzore në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga MSHMS, që prej vitit 2019 deri në prill të vitit 2026, përmes këtyre dy platformave janë punësuar në total 1,910 mjekë dhe 8,499 profesionistë të shkencave mjekësore teknike, duke forcuar ndjeshëm kapacitetet e sistemit shëndetësor publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 2026, në strukturat shëndetësore të vendit janë integruar 153 mjekë dhe 685 profesionistë të shkencave mjekësore teknike, një tregues i vijimësisë së këtij procesi rekrutimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria thekson se kjo qasje synon jo vetëm plotësimin e nevojave për personel në spitalet dhe qendrat shëndetësore në të gjithë territorin, por edhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, përmes një sistemi më funksional, më të balancuar dhe më të qëndrueshëm të kujdesit shëndetësor publik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?