FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndërtimi i Batalionit III në Pocestë, Nufi: Modernizim për kushte më të mira stërvitjeje

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e godinës së re të Batalionit III të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, në zonën e Pocestës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri theksoi se zgjerimi i pranisë së Forcat e Armatosura të Shqipërisë në territor përkthehet në më shumë siguri për qytetarët, por edhe në një afrim më të madh mes ushtrisë dhe komunitetit.

Sipas tij, investimi në infrastrukturën ushtarake synon të përmirësojë ndjeshëm kushtet e punës dhe stërvitjes për efektivët, duke i përshtatur ato me standardet moderne.

Swiss Digital Desktop Reklama

Godina e re e Batalionit III konsiderohet një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve të forcave tokësore, në kuadër të modernizimit të ushtrisë shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i rrugë

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti që thotë "出 江"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?