Nëndrejtori i Policisë dhe pesë efektivë të plagosur, ministrja Spahiu jep detaje për gjendjen e tyre

Nëndrejtori i Policisë së Durrësit dhe pesë efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët mbetën të plagosur gjatë protestës së zhvilluar në qytet, po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Durrësit. Sipas ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, të gjashtë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Pasi pa nga afër gjendjen e tyre, Spahiu shprehu mirënjohjen dhe mbështetjen e saj për mjekët, infermierët, ekipet e urgjencës dhe të gjithë punonjësit shëndetësorë në vend, të cilët po përballojnë situatën me profesionalizëm dhe përkushtim, duke garantuar kujdesin e nevojshëm për personat e lënduar.

Ministrja u bëri gjithashtu thirrje prindërve, mësuesve dhe pedagogëve që të bashkëpunojnë për ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga përfshirja në akte dhune, të cilat mund të rrezikojnë jetën dhe të ardhmen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Durrës-Në Spitalin Rajonal, ku aktualisht po marrin trajtim mjekësor nëndrejtori i Policisë së Durrësit dhe pesë efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët mbetën të plagosur gjatë protestës së zhvilluar në qytet. Fatmirësisht, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe mbështetjen time të plotë për mjekët, infermierët, ekipet e urgjencës dhe çdo punonjës shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, të cilët po përballojnë me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi situatën e krijuar, duke garantuar kujdesin e nevojshëm për çdo person të lënduar.

Një thirrje për prindërit, mësuesit dhe pedagogët: të kujdesemi së bashku për fëmijët dhe të rinjtë tanë, t’i ndërgjegjësojmë dhe t’i mbrojmë nga përfshirja në akte dhune që mund të rrezikojnë jetën dhe të ardhmen e tyre.

Të dashur të nxënës dhe studentë, protesta paqësore është e drejta juaj legjitime, por dhuna nuk është zgjidhje dhe nuk mund të justifikohet nga asnjë kauzë. Askush nuk duhet të rrezikojë jetën apo shëndetin për shkak të dhunës. Respekti për jetën, sigurinë dhe dinjitetin e çdo qytetari duhet të qëndrojë mbi gjithçka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?