Nga “e virgjër” në “bordello”: Historia e turizmit tonë në Palasë!
Nga Zak Topuzi
Një ndodhi interesante nga viti 2008. Pas një bisede mes Sali Berishës dhe Angela Merkel, qeveria gjermane solli një grup ekspertësh të GTZ (GIZ) për ti paraprirë Strategjisë Kombëtare të Turizmit (2009-2013). Skanuan gjithë bregdetin dhe u ulën në tryezë me grupet e interesit, ku si ATA ndamë sfidat tona.
Gjatë inspektimit, u ndodhëm si ekip në Llogara. Prej andej, duke parë poshtë, drejtuesi i ministrisë po mburrej me të madhe para gjermanit: “Shiko si lidhet deti me rërën dhe grykën e Palasës! E kemi ruajtur komplet të ‘virgjër’!”
Eksperti gjerman u vrënjt në fytyrë, e vështroi dhe ia ktheu ftohtë: “Mua nuk më duket aspak normale që ka mbetur e virgjër prej 18 vitesh… Kjo tregon që ju keni probleme të mëdha me menaxhimin dhe thithjen e investimeve!”
Po të vinte ai eksperti sot në Palasë e në bregdet, me siguri do të thoshte: “Unë ju thashë mos e lini të virgjër, por ju e paskeni bërë bordello çimentoje!”
Ku çaloi busulla?
Ai mision i vitit 2008 la një raport kritik që shërbeu si shtyllë për strategjinë e asaj kohe. Gjermanët na dhanë tre porosi të prera:
1- Stop “Turizmit të Çimentos”: Alarm i hershëm kundër modelit masiv e të lirë “sun and sand”.
2- Turizëm “Butik” GIZ insistoi që Shqipëria nuk duhej të konkurronte si destinacion i lirë masiv plazhi por si një “butik” unik i Mesdheut me fokus natyra, ekoturizmi dhe mbrojtja e fasadave e identitetit lokal.
3- Zhvillim për Komunitetin: Fuqizimi i hoteleve të vogla e familjare (SMEs) dhe jo vetëm i oligarkëve të betonit.
Por kush e dëgjoi
KOHA JONË SONDAZH

