Nga puna e pistë te goli me thembër: Pio Esposito, e tashmja dhe e ardhmja e Interit.

Pio Esposito dhe dhjetë të tjerë. Ky koncept është i fortë, ndoshta edhe tepër i theksuar për futbollin e Cristian Chivu-s, i ndërtuar mbi lojtarë të ndërkëmbyeshëm, por faktet gjithmonë peshojnë më shumë se fjalët. Dhe ato tregojnë se në qendër të Interit të këtij sezoni, që nga vera e deri te debutimi, ka qenë gjithmonë më i riu i repartit ofensiv. Ai luajti të gjitha miqësoret si titullar dhe më pas debutoi në kampionat, ku në prag të ndeshjes ishte ai që përfaqësonte të vetmen siguri. Kjo u shoqërua me një punë të pafundme “të pistë” dhe një gol me thembër që zgjeron repertorin e numrit 94 të Interit, duke treguar aftësinë e tij jo vetëm për të luftuar, por edhe për të gjetur lëvizje të rafinuara.

“Kjo është ajo që unë përpiqem të bëj,” tha Esposito pas fitores 4-1 ndaj Monzës. “Çdo vit, qëllimi im është të përmirësohem si në aspektin statistikor, ashtu edhe si atlet. Të tregoj cilësitë e mia duke bërë punën e pistë për shokët e skuadrës. Më pas erdhi goli dhe jam dyfish i lumtur.” Misioni u krye, sepse në ndeshjen e Pios kishte gjithçka nga Pio: sakrificë, luftë, dëshirë. Këto cilësi nuk ishin zhdukur nga ndonjë “magji e zezë” gjatë miqësoreve të verës, ku Esposito nuk kishte shënuar, por kishin mbetur aty, paksa latente, vetëm sepse puna e bërë kishte qenë fizikisht e rëndë dhe e synuar për ta pasur atë në formë maksimale për fillimin e kampionatit. Si gjithmonë, përgjigjen përfundimtare e jep fusha. Dhe sfida kundër skuadrës së Juric konfirmoi rëndësinë e Pio Espositos për Interin, i aftë të mbajë mbi supe një repart ofensiv ende pa Thuram dhe me një Lautaro mjaft larg formës më të mirë.

Sezoni sapo ka filluar, dhe për Espositon, ndoshta duhet konsideruar edhe më i rëndësishëm se i kaluari. Shumëkush, duke diskutuar veçanërisht për portierët dhe sulmuesit, thekson se viti i dytë si protagonist është edhe më kompleks se i pari. Vitin e kaluar, Pio përfaqësonte risinë, djalin e bashkuar me grupin, të ardhmen. Sot ai është e tashmja. Madje, pikërisht më i pranishmi. Kjo sepse Esposito shfrytëzoi një verë ku Lautaro dhe Thuram ishin angazhuar gjatë në Kupën e Botës me kombëtaret e tyre dhe punoi për të përshpejtuar kohën, duke mbërritur në debutimin në kampionat i përgatitur në mënyrë perfekte si nga pikëpamja atletike, ashtu edhe nga ajo e zgjedhjeve, duke gabuar shumë pak kundër Monzës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe duke folur për të ardhmen, fati i sulmuesit zikaltër duket i shkruar në mënyrë pothuajse të sigurt: rinovimi i kontratës deri në vitin 2031 është tashmë një çështje pothuajse e zgjidhur përfundimisht, me zgjatje kohore dhe një pagë më shumë se të dyfishuar, e cila ka shijen e një njohjeje të rëndësishme. Një konfirmim në këtë drejtim erdhi mbrëmë në San Siro pikërisht nga goja e Espositos: “Është fillimi që doja pavarësisht kontratës. Rinovimi? Patjetër.” Kështu, Interi ka gjetur brenda shtëpisë një sulmues për të vazhduar një cikël të gjatë. Për lumturinë e… të gjithëve. Përfshirë edhe trajnerin Mancini.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrë nga La Gazzetta dello Sport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?