FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nis festa e shtrenjtë e PS, me shampanjë dhe koncere për fitoren

Teksa kanë mbetur pa numëruar edhe 40 kuti, Partia Socialiste rezulton fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit me 74 mandate deputetësh, sipas të dhënave paraprake.

Në orën 18:30, PS do të organizojë  një festë në sheshin “Skënderbej”. Kryeministri Rama tha se i priste qytetarët në “sheshin “Skënderbej për fjalën e fitores! Kush të dojë është i mirëseardhur”.

Megjithatë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj e ka nisur festën më herët. Referuar një video të postuar në rrjetet sociale, Felaj shfaqet mes një grupi militantësh socialistë në Kuçovë duke festuar me shampanjë fitoren në zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kuçova gati për të festuar për Shqipërinë, sot në 18:30 në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë”, – shkruan Felaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Bashkia e Tiranës ka njoftuar një festë me këngëtarë të njohur sot në Tiranë, pas fjalimit të Edi Ramës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?