Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:27 Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin Juventus dhe Milani pritet të përballen në një tjetër duel jashtë fushës së lojës, këtë herë në merkaton e transferimeve. Në qendër të vëmendjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pavlina Mani, aktorja që spikati në larminë e roleve dhe karaktereve që solli në teatër dhe në film

Kultura E enjte, 13 Nëntor 2025 10:37
Pavlina Mani, aktorja që spikati në larminë e roleve dhe karaktereve që solli në teatër dhe në film
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Ka prej atyre që vijnë në art për ta bërë jetën një skenë dhe ikin duke e lënë pas një dritë që nuk shuhet kurrë. Pavlina Mani është një nga këta emra të rrallë, që nuk shuhen me siparin që mbyllet. Zëri, gjesti, fryma dhe sytë e saj mbeten në kujtesën e artit shqiptar si një rrahje zemre që nuk ndalet, si një dritë që ushqehet nga përjetësia e talentit.
Ajo është nga ata aktorë që nuk jetuan për duartrokitjen, por e merituan atë si shpërblim të natyrshëm të ndershmërisë artistike. Pavlina Mani i dha teatrit dhe kinemasë shqiptare një bukuri të mençur, një emocion të matur dhe një dinjitet që nuk blihet e as shitet me duartrokitje, por mbetet pjesë e adhurimit.

E lindur më 13 nëntor 1948 në Lushnjë, Pavlina Mani i përket brezit të artë që e pa artin si përkushtim dhe jo si trampolinë ngjitjeje. Që në vitet e amatorizmit, ajo kuptoi se aktrimi nuk është thjesht interpretim, por një mënyrë për t’i dhënë shpirt fjalës, jetë heshtjes dhe kuptim emocioneve njerëzore.
Pas studimeve në Institutin e Lartë të Arteve dhe emërimit në Teatrin Popullor, ajo u bë një ndër zërat më të dallueshëm të skenës shqiptare. Eleganca e saj e brendshme, qetësia e qëndrimit, kontrolli i ndjenjës dhe natyrshmëria e shprehjes e bënë Pavlinën një figurë të veçantë që e zotëronte skenën pa imponim, me dinjitet dhe përmbajtje.
Në teatër, Pavlina luajti heroinat e mëdha, nga Olivia e Shekspirit te Ledi Milford e Shilerit, duke sjellë një grua që mendon dhe kundërshton, që dashuron pa u nënshtruar, që lëndohet por nuk thyhet. Në lojën e saj kishte një përmasë mendimi, një fisnikëri që e tejkalonte rolin dhe e kthente atë në përvojë njerëzore. Pavlina kishte atë rrallësi që vetëm aktorët e mëdhenj e kanë: aftësinë për të bërë të padukshmen të ndjehet.
Në ekran, ajo u bë e dashur për publikun me filmat Pas vdekjes, Bolero, apo në komedinë ikonike Pallati 176, ku roli i Lirisë u kthye në simbol të gruas urbane shqiptare, inteligjente, ironike, me humor të hollë dhe shprehje karakteriale. Ishte një rol që dukej sikur e kishte gjetur vetë Pavlinën, sepse ajo vetë ishte një Liri e tillë, e qeshur me mençuri, e brishtë me forcë, dhe me një trishtim që e fisnikëronte buzëqeshjen.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rrugëtimi i Pavlina Mqanit në vlerat me të cilat ajo e pasuroi artin të skenik, kinematografinë, kmedinë, është një udhë e gjatë që nisi me rolin e Shpresës në filmin Oshëtimë në bregdet-(1966), për të vijuar me mami Mimozes, Mimoza llastica – (1973), Qyteti më i ri në botë – (1974). Spikat fuqishëm me Rolin e Betit në një nga produksionet gjigande të kinematofgrafisë shqiptare Gjenerali i ushtrisë së vdekur – (1975), sipas romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadare. Një rol që mbetet i pashklyer është ai i mësueses së muzikës në Lulekuqet mbi mure – (1976). Miriam gjithashtu është një veçanti e jellë me shumë finesë në Radiostacioni – (1979), Lulushja në Pas vdekjes – (1980). Fuqizohet forca shprehës e komunikimit përmes përfaqësimit të thellë të personazhit në filmat e tjerë të po të njëjtes periudhë, ku filmi në një farë kuptimi ishte një shkruese e figurshme e historisë. Spikat Pavlina Mani, si gjithnjë në rolet episodike, Nafia Rruga e lirisë – (1982), Ermiona Në prag të jetës – (1985). Për të zënë një vend të konsideruesëhm në kujtesën dhe adhurimin e publikut me riolin e pavdekshëm të Lirijes, në teatër-komedinë e Mevlan Shanaj, Pallati 176 – (1985). Dhe do të vijonte Pavlina mani me rolet dhe kontributin e saj në kinematografinë shqiptare me rolin e gruaja së Ilo Pinci, specialist i peshkut dhe i midhjeve, në Dy herë mat – (1986), gjithashtu një film komedi i pavdekshem i Bujar Kapexhiut. Jo me një pesh specifike por me një rol që ka mbetur në kujtesë, atë të gruaa së Muços, Tela për violinë – (1987), Antigona, Stolat në park – (1988), gjithashtu në teatër-drama, rol episodik, një nga vejushat, Kush e solli Doruntinën (1989), Kristina në filmin televiziv i prodhuar në vitin 1990, Fletë të bardha.
Dhe vijon rrugëtimi i Pavlina Manit në artin skenik me komedi-teatër, Nata e dymbëdhjetë, 8 persona plus, Vera në Bolero – (1997), Po vjen ai (1999), Drita në Njerez dhe Fate – (2001-2003), Ishte koha për dashuri – (2004). Një galeri e pasur në role dhe karaktere, e shënjojnë Pavlina Manin në kolanën e personaliteteve të artit skenik dhe filmit. Vendi i saj në traditën e artit skenik është i konsiderueshëm dhe i vlerësuar. Larmia e roleve dhe personazheve që ajo jetësoi përme aktrimit e bëjnë atë një faktor dinamik në pasurimin që ajo solli.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo galeri e pasur rolesh dhe karakteresh e shënjon Pavlina Manin si një prej figurave më të ndritura të artit skenik dhe filmit shqiptar. Ajo është pjesë e pandashme e traditës sonë teatrore, një aktore që solli finesë, natyrshmëri dhe thellësi, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar shpirtërore dhe estetike.
Nuk mund të përmendet Pavlina Mani pa kujtuar lidhjen e saj me Pirro Manin, partnerin e jetës dhe të artit. Bashkë ata përbënin një binom të rrallë, ku dashuria dhe teatri ishin një frymëmarrje e përbashkët. Emigrimi në SHBA i largoi nga publiku, por jo nga kujtesa e tij.
Në kujtesën e artit shqiptar, ata mbeten si dy figura që e shenjtëruan skenën, që i dhanë asaj dritën e vërtetë të përkushtimit.
Në ditëlindjen e saj, kujtimi i Pavlina Manit është më shumë se një përkujtim artistik, është një nderim për një brez që i dha skenës më shumë se lojë: i dha shpirt, nder dhe dritë.
Ajo mund të jetojë larg, në një tjetër kontinent, por arti i saj mbetet këtu, në kujtesën tonë, në ekranet që e rikthejnë, në zërin që ende flet, në ndjesinë e njerëzores që vetëm aktorët e mëdhenj dinë ta përcjellin.
Sepse Pavlina Mani nuk ishte thjesht një aktore.
Ajo ishte, dhe mbetet, një mënyrë e hijshme për të qenë njeri në art.

Mund t'ju interesojë

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Para 16 minutash
Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 22 minutash
Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 3 orësh

Etiketat e lidhura

albert vatajPavlina Mani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin
Para 2 minutash

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia
Para 6 minutash

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri
Para 16 minutash

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)
Para 22 minutash

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.