Pezullohet Bordi i Transparencës për karburantet
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri me dije sot se qeveria ka vendosur të ndërpresë funksionimin e Bordit të Transparencës për karburantet.
“Ne sot vendosëm që të ndërpresim Bordin e Transparencës, i cili prej disa muajsh ka qenë në funksion në zbatim të ligjit për hidrokarburet. Kanë qenë disa muaj të cilët kanë pasur luhatje të rëndësishme të çmimeve të karburanteve, dhe prej më shumë se dy javësh çmimet kanë ardhur duke u reduktuar. Çmimet e bursës janë stabilizuar. Në kontekstin gjeopolitik është arritur një marrëveshje dhe Kanali i e Hormuzit do të zhbllokohet. Situata në Lindjen e Mesme tashmë ka më pak paqartësira dhe tregu i hidrokarbureve është stabilizuar. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm që ta përfundojmë funksionimin e Bordit të karburanteve”, tha Ibrahimaj.
KOHA JONË SONDAZH

